Një debat i ashpër ka ndodhur këtë të mërkurë në shtëpinë e Big brother VIP.
Dy prej banorëve të shtëpisë, Xumi dhe Zebervoki u “përplasën” me njëri-tjetrin, teksa të dy ata ishin të gatshëm që të futeshin në tualet.
Gjithsesi, Xumi u ndalua nga pjesa tjetër e banorëve për të mos shkuar pas Zebervokit, me situatën që më pas u qetësua.
Xumi: Kush ma ndalon lirinë e fjalës të vijë me mua si më i bukuri të futemi në tualet. Hajde. Nëse ka ndonjëri ndonjë gjë. Bëheni një tufë me skutha.
Zebervoki: Për çfarë është puna e tualetit, për punë nominimi?
Zebervoki: Hajde ikim bashkë, çohu.
Xumi: Kush ka ndonjë gjë të futemi në tualet.
Rozana Radi dhe Valbona Mhilli janë përfshirë ditën e sotme në një debat.
Ishte Valbona ajo e cila i ka kërkuar Rozanës të mos ia përmendë më emrin lart e poshtë në shtëpinë e Big Brother, ndërsa tha se gjatë prime është ndjerë e ofenduar dhe degjeneruar nga ajo.
Nga ana tjetër, Rozana i është kthyer duke i thënë se emrin do t’ia përmendë sa herë të dojë.
Bashkë për herë të parë! Publikohet dueti i dy ish-kunatave të famshme
Valbona: Emrin tim lart e poshtë mos e përmend. Lëri këto numra me mua
Rozana: O Bona unë emrin tënd e përmend sa herë të dua
Valbona: Përmende, por numrat e shpejtësisë me mua mos i bëj
Valbona: Bëji, asgjë nuk dua. Po ti më zi se ke bërë mbrëmë nuk ke çfarë të bësh
Rozana: Ik o Bona të keqen. A të ofendova?
Valbona: Po, më ke ofenduar dhe më ke degjeneruar?
Rozana: Pse? Se nuk të mbrojta
Valbona: Kur të vish me fol ndryshe, hajde fol me mua. Kur të jesh e qetë…
Rozana: Jam vajzë garipe, nuk gënjej.
Rozana: Po pse s’më lë të flas moj Bona?
Valbona: Kur të jesh e qetë kam për të të pritur për të folur