Si do të jetë viti 2025 në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës /
Cilat janë dy shenjat më fatlume? Zbulojini në horoskopin vjetor 2025
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim vjetor për të gjitha shenjat e zodiakut, për vitin 2025. ”Ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe do të ketë një ndikim shumë të madh në të gjithë shenjat, ndikim i cili do të vijojë deri në vitin 2027” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se viti 2025 sa i takon mundësive do të jetë viti i Virgjëreshës dhe i Peshqve. ”Këto dy shenja kanë vuajtur shumë, ndaj ky do të jetë viti i tyre i revanshit” shtoi Jorgo. Për Peshqit është mundësia më e mirë që të ndreqin shumë çështje të së shkuarës dhe të marrin më të mirat e këtij viti.”Sa i takon të gjitha shenjave, mund të themi se 2025 do të jetë një vit disi i shtrënguar financiarisht. Duhet të kemi vëmendje në ekonomi, por dhe në dashuri! Kujdes, kujdes, do të kemi shumë thashetheme, por jo gjithçka duhet të merret për bazë” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet më specifikisht për çdo shenjë të zodiakut për vitin 2025?
HBAgency
Dashi
Dashi i 10-të ditëshit të parë ka një vit zgjimi, ku priten të bëhen vlerësimet e punës së tyre dhe do të kenë mundësi për ndryshime të rëndësishme në fushën e karrierës. Eshtë një moment i mirë stabilizues, pasi llogaritë e hapura nga e shkuara do të mbyllen përgjatë këtij viti. Eklipsi diellor u jep mundësi të zgjidhin gjithashtu një çështje ligjore. Gabimet e së shkuarës duket se do të ndreqen në këtë periudhë. Në fushën e dashurisë, 10-të ditëshi i parë duhet të ketë kujdes nga thashethemet. Ndërsa 10-të ditëshi i dytë, do të ketë një vit të qetë dhe të qëndrueshëm duke arritur majat. Do të mbyllen të gjitha problematikat në fushën e karrierës. Priten takime me persona të së shkuarës që mund të jenë shumë frytdhënëse. Mos u nxitoni në marrje vendimesh, pasi shpesh mund të gaboni! Të gjithë ata që janë në 10-të ditëshin e tretë, e mirëpresin vitin 2025, sepse kanë ende ndryshime që i presin. Viti do të nisë me disa konflikte të brendshme, por ky 10-të ditësh do të dalë shumë i fituar. Kanë një mundësi të artë në menaxhimin e financave dhe duket se janë në rrugën e duhur. Ndërsa në dashuri do të zbuloni shpirtin binjak, pa të cilin duket se nuk bëni dot.
Demi
10-të ditëshi i parë i Demit do të ketë një vit me transformim rrënjësor. Do të ketë rindërtime dhe themele të forta për të ardhmen për Demin. Po përgatiteni për gjëra të rëndësishme dhe të forta! Një padrejtësi që ju është bërë, tani në vitin 2025 do të ndreqet dhe do të fitoni të drejtën tuaj. Për të gjitha sakrificat që keni bërë, do të vlerësoheni pikërisht tani. Do të jetë një vit me favorizime dhe kontrata të reja, favorizime në punë, në dashuri dhe karrierë, si dhe udhëtime të largëta apo plotësime dokumentacioni. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një lidhje problematike që keni patur, duket se zgjidhet pikërisht tani. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë, do të ketë çështje të mëdha që kanë lidhje me rinovim kontratash, apo me blerjen e një mjeti apo pasurie të paluajtshme. Keni mundësi për të vënë pikat mbi “i” për stabilizimin dhe konkretizimin e një lidhje afatgjatë në martesë. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, kanë një mundësi shumë të mirë për punën e tyre nga Janari deri në fund të Marsit. Do të bëni një shitje apo blerje për investim, e cila do jetë me shumë leverdi. Evitoni të dëgjoni çfarë thotë bota, por dëgjoni çfarë thoni ju brenda vetes tuaj!
Binjakët
10-të ditëshi i parë i Binjakëve do të ketë një vit ndryshimesh të guximshme. Një vit shumë i rëndësishëm për punën dhe karrierën pritet të jetë 2025. Do të keni mundësinë për të zgjidhur shumë çështje problematike. Në lidhje me financat është shumë e rëndësishme periudha 10-24 Korrik dhe 13-24 Shtator, koha më ideale për Binjakët. Në anën shpirtërore, të palidhurit kanë mundësitë më të mira. Të gjithë ata që i takojnë 10-të ditëshit të dytë të Binjakëve, edhe pse kanë patur një vit disi të vështirë, i kanë dhënë provat që ia dalin më së miri. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, do kenë shumë mundësi, por duhet të kenë kujdes në çështjet e dashurisë. Gjithashtu duhet të kenë kujdes në lidhje me shpenzimet e tepërta. Në fushën shpirtërore, lidhjet afatgjata janë pikërisht të favorizuara në këtë periudhë.
Gaforret
10-të ditëshi i parë i Gaforres do të ketë një vit kyç. Duhet të lënë pas kujtimet e së shkuarës dhe të vazhdojnë përpara. Mbyllet për ju një cikël i vjetër problematik! Në anën e dashurisë, do të jetë një vit mjaft i mirë për ju. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Gaforres, do të ketë një stabilizim ekonomie apo udhëtime në vende të largëta. Koha më e mirë në dashuri falë ndikimeve planetare është Janari dhe Marsi. Në fushën shpirtërore, një lidhje me probleme që kanë patur duket se tani favorizohet. Për 10-të ditëshin e tretë, viti 2025 do ju gjejë të kënaqur, do të jetë një vit i mbarë për ju, sikurse çështjet e vështira do të zgjidhen njëherë e mirë. Një ndarje që keni patur duket se rifillon dhe normalizohet, ndërsa viti karakterizohet nga pozitiviteti për këtë shenjë.
Luani
10-të ditëshi i parë i shenjës së Luanit, nëse do të nisë një punë të re ka momentin më të mirë gjatë vitit 2025. Sa i takon një blerje të re apo çështjeve ekonomike, duket se muajt e verës janë shumë të favorshme. Në fushën shpirtërore, mund të veçojmë Janarin, Marsin, Qershorin dhe Nëntorin, muaj shumë të favorshëm për dashurinë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Luanit, do të kenë shumë mundësi që kanë të bëjnë me çështjet ekonomiko-financiare dhe me karrierën. Ndërsa kujdes, politikanët specifikisht do të kenë shumë probleme. Do jetë një mundësi e mirë për të nisur gjëra të reja, ndërsa në çështjet e dashurisë duket se ky do të jetë vit i lumtur për ju që prisni një pasardhës. Për 10-të ditëshin e tretë, do të jetë një vit pak i turbullt, pasi duhet të mbyllin disa çështje të së shkuarës. Koha më e mirë në ekononi dhe për blerje është Maj-Shtator 2025. Moto juaj do të jetë: Eci avash, sepse nxitoj.
Virgjëresha
10-të ditëshi i parë për Virgjëreshat do të ketë prioritet për vitin 2025 punën dhe financat. Një shanc të dhënë mos e neglizhoni, sepse nuk do e keni më! Në fushën e dashurisë duhet të keni kujdes, sepse problematikat që mund të keni do i zgjidhni pikërisht në 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të kësaj shenje, do të ketë dukshëm një përmirësim në ekonomi, dashuri dhe familje.Vazhdimësia duket e mbarë. Për 10-të ditëshin e tretë mund të themi se kanë patur një problem shëndetësor, por vjen momenti tani që do të marrin vetëm lajme të mira. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me marrëdhënie serioze, nga muaji Mars deri në Qershor duket se do të kenë kohën më të mirë dhe ideale për vendime të rëndësishme.
Peshorja
Sa i takon 10-të ditëshit të parë të Peshores, 2025 do të jetë një vit me surpriza. Duhet të keni kujdes në Janar, Shkurt, Mars, Shtator dhe Tetor, muaj plot ndikime të forta planetare. Në dashuri është koha dhe momenti më perfekt. Kur flasim për 10-të ditëshin e dytë të Peshores, mund të themi se do të ketë shumë mundësi, besim dhe optimizëm për vitin 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, një pengesë që keni patur tani do të zgjidhet përfundimisht. Në dashuri duhet të tregoni pak kujdes, sidomos përgjatë muajve të verës.
Akrepi
10-të ditëshi i parë i shenjës së Akrepit edhe pse ka patur shumë probleme nga e shkuara, nuk duhet të shqetësohen më, pasi vjen momenti që gjithçka të zgjidhet më së miri. Në fushën ekonomike duket se do të ketë stabilizim për këtë shenjë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë në Janar, Shkurt dhe Mars. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Akrepit, do të jetë një vit i kënaqshëm, ku do të keni një moment të rëndësishëm në firmosje kontratash dhe në fushën shpirtërore. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, në dashuri jeni ju pa janë të tjerët dhe do të arrini majat në atë që kërkoni dhe dëshironi.
Shigjetarët
10-të ditëshi i parë i Shigjetarëve, nuk duhet të marrë si të mirëqenë fjalët e mëdha dhe pritshmëritë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Shigjetarit, është mundësia për t’u çliruar nga ngarkesa që keni patur mbi shpinë. Ndërsa për 10-të ditëshin e tretë, është një vit që ju jep rëndësi dhe mundësi në ekonomi dhe stabilizim. Në fillim të muajit Janar prisni një lidhje afatgjatë në fushën e dashurisë.
Bricjapi
Për këtë shenjë fillon një vit mjaft i rëndësishëm për të tre 10-të ditëshet si në fushën ekonomike -financiare, në punë dhe dashuri. Koha me ndikime më favorite planetare për Bricjapin do të jetë Janari, Marsi, Maji, Qershori, Korriku dhe Nëntor- Dhjetor, mund të arrijnë majat në fushën ekonomike dhe në stabilizimin financiar. Pak kujdes duhet të bëjë 10-të ditëshi i tretë që të mos nxitohen në firmosje kontratash, ndërsa muaji Mars e tutje për të tre 10-të ditëshat do të ketë ndikime fantastike.
Ujori
Ndikimet që kanë të bëjnë me 10-të ditëshin e parë do japin mundësinë për të zgjidhur problematika të ndryshme nga e shkuara. Favorite do të jetë për Ujorin fusha e punës dhe karrierës. Pak vëmendje 10-të ditëshi i dytë i Ujorit, duhet të ketë kujdes me problemet ligjore në muajt Maj dhe Shtator. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, ka një ndikim fantastik sidomos në fushën e dashurisë.
Peshqit
2025 për Peshqit është një vit i qetë. Falë disa trekëndëshave të rëndësishëm planetar mund të themi se ky do të jetë një vit i rëndësishëm për Peshqit. Do të zbulohen disa intriga pas shpinës së tyre, por Peshqit dinë të falin. Tre muajt e parë të vitit do të jenë perfekte në marrje vendimesh dhe në zbulime të reja në fushën e biznesit. Muajt Shtator, Tetor dhe Nëntor do të jenë A-ja dhe Zh-ja për 10-të ditëshin e tretë për vazhdimësinë dhe vitet që do të vijnë.