“Duke nisur nga 1 Janari…”- çfarë do të ndodhë me Parashqevi Simakun?

Biznesmeni Elton Ilirjani ka paralajmëruar se çfarë do të ndodhë me ikonën shqiptare Parashqevi Simaku vitin e ardhshëm.

Në një postim në InstaStory, Ilirjani tregon se duke filluar nga 1 janari, do t’i sigurojë dhe paguajë çdo muaj Simakut një apartament në Manhattan.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Ilirjani zbuloi se biznesmenët që premtuan mbështetje për Parashqevinë ditët e para pas pamjeve trishtuese, asnjë prej tyre nuk i është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të tij, duke mos e ndihmuar aspak ikonën shqiptare.