“Ishte nevrike dhe zihej me të gjithë”, kjo është gruaja që vrau burrin me sëpatë ne Sarande

Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja që mëngjesin e sotëm vrau me sëpatë bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj, 55-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, në banesën ku ata jetonin.

JOQ ALBANIA ka mësuar se çifti ishin prindër të 3 vajzave, të cilat ishin në gjumë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Kohët e fundit, Elvira e njohur si Vila kishte probleme, zënka dhe konflikte me banorët e lagjes. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Llazari, përpiqej ta qetësonte dhe kujdesej për të, pasi ajo ishte shkëputur edhe nga puna.

Banorët e lagjes thonë se Elvira ishte gjatë gjithë kohës e acaruar, por nuk dinë të thonë nëse ajo vuante nga depresioni apo jo.

Pas ngjarjes së rëndë, policia e Sarandës ka shoqëruar 49-vjeçaren e cila ende nuk ka treguar shkaqet që e çuan drejt një akti të tillë.