Skandali i RTSH! Ja e verteta e mesazhit te Parashqevise, dhe ajo cfare u prish (video)

Radiotelevizioni publik shqiptar përmes rrjetit të tij dhe kanaleve të tjera të komunikimkt, “shiti” shtrenjtë sot një ekskluzive me Parashqevi Simakun duke mbajtur lart pritshmëritë e publikut.

Pak para mesnate erdhi dhe ky moment në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’.

Pak fjalë në shqip dhe të tjerat në anglisht, Parashqevi Simaku bëri një urim kortezial për pjesëmarrësit në këtë festival dhe me kaq mori fund “surpriza e shumëpritur”.

“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, “Dëgjoma këngën”. Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të”, tha Simaku.

Mesazhi ishte i regjistruar

Pas këtij mesazhi paksekondësh është kënduar kënga e famshme e Parashqevi Simakut, “E duam lumturinë”. Fëmijët ishin disa vajza të një qendre private kursesh muzikore, kurse këngëtare, Jonida Maliqi.

Disa thanë se kjo risjellje në skenë e këngës, ishte larguar origjinalit.