Mbajti paratë e Metës, kush ishte Luan Pobrati sigurimisi që dhunoi Parashevi Simakun

Disa video të artistes së mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simakut në rrugët e Amerikës, kanë tronditur publikun. Me bujën që u bë, në ndihmë asaj i ka dalë sipërmarrësi i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani.

Por për jetën e Parashqevi Simakut ka folur gazetari Milaim Zeka në emisionin “Kosova Today”. Zeka thotë se Simaku ka qenë e dhunuar nga sistemi i Enver Hoxhës, nga shefi i sigurimit të lartë të asaj kohe, Luan Bobrati.

“Parashqevi Simakun e kam takuar për herë të parë në jetën time në vitin 1989, më saktësisht natën kur Ismail Kadareja është arratisur nga Shqipëria. Kemi qenë në atë kohë bashkë me të ndjerin , Llukman Halili. Që atëherë kam mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me të, e di jetën e saj në konvikt,

kam shkuar në Durrës në shtëpinë ku i ka jetuar nëna, e më vonë ka ardhur tek unë në Norvegji. Dua të them diçka shkurt. Parashqevi Simaku ka qenë e dhunuar, e stërdhunuar nga ish-sigurimi i shtetit të Enver Hoxhës. Dhe njeriu i cili ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ka qenë një person me emrin Luan Bobrati, shef i sigurimit të lartë të shtetit në atë kohë, njëri tejet i ndyrë”, ka pohuar Zeka.

Për raportin e Luan Pobratit me Parashqevi Simakun, ka folur edhe Adriatik Dosti.

“Katër janë njerëzit që kanë ndikuar më shumë negativisht në jetën e Parashqevisë, më shumë se sa për mirë, dhe që tronditën me të drejtë opinionin publik shqiptar: -Luan Pobrati, shefi i Sigurimit të Shtetit Komunist që mbulonte Artin dhe Kulturën dhe që para vitit ’90 përflitej si miku i saj. Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit shqiptar, e cila dha urdhër të prerë: “Më zhdukni nga skena këtë lloj fytyre, se nuk e duroj dot”. Ish-bashkëshorti i saj, i cili e mbajti peng dhe e shfrytëzoi artistikisht, duke e mbajtur thjesht si pjesëtare të grupit muzikor që ai drejtonte dhe nuk e la kurrë të bënte asnjë hap më tej. Blendi Fevziu, i cili me “videon e tij njerëzore”, por realisht djallëzore,

e poshtroi Parashqevinë në këtë mënyrë. Parashqevi, sot 58 vjeçare dhe me një repertor të pasur të këngës së lehtë dhe popullore shqiptare, si dhe me një karrierë brilante gjatë viteve, është e vërtetë se momentalisht, dhe në fakt për disa vite, ka kaluar shumë vështirësi në jetën e saj. Por jam mëse i sigurt se karakteri, dinjiteti dhe personaliteti i saj e përbuzin dhe refuzojnë “humanizmin dhe mëshirën” e Fevziut dhe shokëve të tij. Simaku u tërhoq nga skena për arsye personale, familjare dhe shëndetësore në vitin 2006, në moshën 40 vjeçare, pas plot 24 vitesh në skenë. Fatkeqësisht, ajo u tërhoq në kulmin e moshës njerëzore dhe profesionale të një artisti“, shkruan Dosti.

Po kush ishte Luan Pobrati?

Luan Pobrati ka qenë një ndër nyjet më famëkeqe të shërbimeve sekrete. Për një periudhë para viteve 90’, ai ka shërbyer si drejtues i lartë i ish-Sigurimit Famëkeq të Shtetit, i ngarkuar në rekrutimin e inteligjencës universitare. Pobrati ka qenë edhe drejtues i Sigurimit për Tiranën. Pobrati u arrestua nga Sali Berisha për krime gjatë regjimit komunist, por shumë shpejt u lirua, pasi vetë PD-ja përbëhej nga spiunë të ish Sigurimit.

Pas vitit 1997, Pobrati ka punuar pranë Ilir Metës. Kur Meta ishte kryeministër, Pobrati ishte inspektor i tij në SHISH.

Pobrati është lakuar si rekrutuesi i Ilir Metës në ish Sigurimin e Shtetit. Meta besohet se spiunonte shokët e tij te Pobrati. Ai njihej si këshillues i Ilir Metës për punët e shërbimeve, përgjimeve dhe sekreteve. Madje, në vitin 2022, Halit Valteri deklaroi se Ilir Meta kishte fshehur një pjesë të parave te Luan Pobrati, pretendim që u hodh poshtë nga biri i Luan Pobratit, Klevi Pobrati.

Duke qenë me bindje të majta dhe i lidhur ngushtë me opozitën e asaj kohe, thuhet se Meta mendoi se shtëpia e Pobratit do të ishte e fundit që do të kontrollohej, edhe pse ai ka qenë një armik i Berishës.

Sipas një dëshmie, paratë iu çuan Pobratit edhe pa miratimin tij, dhe mbushën thuajse një dhomë të shtëpisë.

Luani i ndjerë nuk dilte nga shtëpia nga frika se dikush do të merrte vesh dhe mund edhe t’i vidheshin lekët që nuk ishin të tijat.

Si ish-sigurims, sekretin e mbajti dhe nga djali e bashkëshortja. Kur situata po qetësohej dhe nga Meta nuk po vinte asnjë sinjal se kur do t’i merrte, ai i dërgon një mesazh, që në fakt ishte gjysmë shaka dhe gjysmë kërcënim.

“Hajde merri deri të shtunën, ose do i hedh te koshi i plehrave”.

Paratë u morën siç u çuan po nga dora që kishte dijeni, që ishin vetëm katër persona, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Spartak Braho.

Pobrati në këtë rast ishte një person që u zgjodh nga Meta me kujdes, pasi kishte bërë llogaritë që shtëpisë së tij, edhe pse modeste pranë ambasadës greke nuk do t’i afrohej njeri.

Iu çuan pa miratimin e tij dhe ai kurrë nuk foli për këtë histori që në fakt ishte thjesht një favor ndaj një bashkëpunëtori sigurimi që 20 e kusure vite nga ajo kohë i kishte treguar se një shoku i klasës donte të arratisej nga Shqipëria. /Prapaskena