Shokon Adilja: Motrat e mija shkuan në varre, i moren kockat të vdekurve dhe ja cfare i bene burrit tim

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E diela Shqiptare” nënë e bir ishin përballë njëri-tjetrit, pasi Zamiri i cili e ka ndërtuar jetën e tij në Itali do që ta marrë edhe nënën me vete. Mirëpo nëna e tij zonja Adile, nuk pranon të largohet pasi ajo është shumë e lidhur me shtëpinë e ndërtuar nga i ati dhe do që me çdo kusht të marrë një pjesë të asaj që i takon.

Duke treguar për këtë situatë, ajo ka treguar se shtëpinë e vjetër, e ka shembur e motra, e cila në atë truall ka ndërtuar shtëpinë e saj, të cilën do edhe që ta legalizoj. Por me këtë motër zonja Adile duket se ka pasur konflikte të tjera dhe e akuzon se ajo merrej me magji dhe madje sipas saj e motra ka qenë shkaktare edhe për vdekjen e burrit të saj.

Zonja Adile: Të tregoj një rast tjetër, për tre muaj ma futën burrin në dhe, për tre muaj…

Eni Çobani: Me magji?!

Zonja Adile: Burri im ishte për mrekulli, ç’kishte burri im? Ai hante, pinte si derr, se lija unë atë të punonte, punoja vetë 24 orë, me bukë me gjellë me Pazar, të gjitha i bëja unë.

Eni Çobani: Po pse vdiq?

Zonja Adile: Po hë pse vdiq? “Më dhemb një çik këtu”, tha. Thash unë, “qyqja ça ke që po vë jastëkun?” Ora 2 e natës. Ça ke i thashë që po vë jastëkun këtu? “Ku di unë se ça po më dhemb këtu“, tha. Unë i dhashë një kokërr, meqë kam qenë infermiere për 50 vjet, i dhashë një kokërr. Ja i tha gocës e shikon mami si më shpëtoi? Mirëpo nuk rrija e qetë dhe shkuam në vend tjetër. I bën kontrast edhe na thirri ishte ky, isha unë dhe goca. “Hajdeni këtu, ky mbaroi!”, na tha “Çfarë flet mo?! Mbaroi!” Ai ishte për mrekulli, po fliste!

Eni Çobani: Sëmundja edhe ndodh. Ndodh sëmundja nuk është e lidhur vetëm me zonjën Sheqere. Sheqerja i ka hedhur ndonjë gjë apo si?

Zonja Adile: Vinte çdo ditë moj zonja Eni, përditë te dera ime në 5:00 të mëngjesit dhe i binte ziles. Dilja unë e shikoja vendin të lagur.

Eni Çobani: Para derës?

Zonja Adile: Para derës.

Eni Çobani: E shkelje, normal.

Zonja Adile: Po e shkelnim se ç’do bënim. Ça ke moj, i thosha, ça do te unë?

Ardit Gjebrea: Dëgjo po pse do i bënte motra gjithë këto gjëra ty, se një motër që i bën gjithë këto gjëra një motre s’ma pret mendja.

Zonja Adile: Kjo nuk ka bërë vetëm këto, kjo i ka bërë të gjitha të zezat.Adilja në rubrikën “Shihemi në Gjyq në Tv Klan, ka treguar se ka një shtëpi në Shijak e cila është e lidhur tepër, por ajo tregon se janë 10 fëmijë dhe shtëpia është e të gjithëve.

Adilja shprehet se ka kontribuar për atë shtëpi më shumë se të gjithë. Sipas saj çdo e keqe që i ka ardhur në familje është prej dy motrave, motrës së tretë dhe katërt të cilat merren me magji.

Adilja: Unë shkoja nëpër katunde me mamën edhe për të lypur edhe për të shitur.

Eni Çobani: Pra ju keni punuar më shumë po thoni sepse ke qenë motra më e madhe.

Adilja: Të tjerët nuk e kanë njohur atë punë, atë sakrificë.

Eni Çobani: Kundrejt kujt e keni ju të gjithë këtë mëri?

Adilja: Unë e kam karshi motrës së tretë Sheqere Shkoza. Por e ka vënë në Itali Çiçilje Shkoza.

Eni Çobani: Pra nuk i flet Çeçiljas?

Adilja: Unë kam 30 vjet që nuk flas me ato.

Eni Çobani: Arsyeja e vërtetë kush është?

Adilja: Unë e kam frikë, pse më lanë mua ato pa martuar? Sepse ajo dhe motra tjetër pas asaj, shkojnë nëpër varre, për varret e kristianëve, të më falni kush është kristian dhe marrin koçkat e atyre, marrin dhe, fusin rroba, marrin ujë të vdekur dhe bëjnë magji njerëzve.

Adilja beson se kjo është arsyeja pse djali i saj Zamiri ka ngelur ende pa martuar i cili është 50 vjeç.

Zamiri: Njeriut të keq hapi derën, i kanë dalë për zot asaj gjëje dhe kështu do shkojnë. Unë jam nipi i tyre por nuk merrem me këtë gjë.

Adilja: E njoh shumë mirë kush është ajo, ajo është gocë, mua më ka vdekur një vëlla 36 vjeç. U bë shkak kjo që ta martonte me zor këtu në Tiranë. Gjeti gocën më të madhe, i ra çunit me thikë, tek arteria, tek vena. Kjo shtinte fall në Shijak, vinte tek unë tek shtëpia në Durrës me taksi, më tha shpejt se i ka rënë Besnikut me thikë. I thashë pse vjen këtu tek unë të raftë pika, shko lidhe çunin me një rrip mos i rrjedhë më gjaku, i thashë iku çuni.

Eni Çobani: Po ajo ku e pa,e pa në fall?

Adilja: Ajo po shtinte fall. /tvklan.al