Artisti i njohur shkodran, Federik Ndoci ka ndarë një histori interesante nga viti 2000 që lidhet me Parashqevi Simakun.
Sipas Ndocit, gjithçka nisi kur Dem Balidemaj, një shqiptar i angazhuar në komunitetin artistik, i propozoi atij të performonte në festimet e Vitit të Ri 2000, në një event ku do të merrnin pjesë artistë të njohur si Gëzim Nika, Aurela Gaçe, Vera Uruçi dhe Parashqevi Simaku. Pavarësisht një oferte të dyfishtë nga një tjetër mik italian për të performuar në Madison Square, Ndoci i qëndroi fjalës së dhënë.
Gjërat morën një kthesë të papritur më 27 dhjetor, kur Simaku kërkoi një bisedë private me organizatorin dhe deklaroi se nuk pranonte të performonte me Ndocin.
“I thashë që më prishët netët dhe është vonë, sepse për Vit të Ri organizoja gjithmonë vetë diçka të tillë,” rrëfen Ndoci, duke shtuar se vendosi të largohej nga projekti.
Sipas artistit, më 1 janar 2000, Dem Balidemaj e telefonoi për t’i thënë se mbrëmja ishte prishur, pasi Parashqevi Simaku kishte pësuar një incident gjatë performancës dhe ishte dërguar në spital.
Reagimi i plotë i Federik Ndocit:
Nje tjetër rast jo shumë profesional, nuk do ta lë pa e përmendur.
Çdo ditë më telefononte një mik italian që e kish një lokal në Madison Square në kat të tretë, që të ish i pranishëm më 31 dhjetor 1999. Kërko sa të duash por meqë kisha dhënë fjalën te Dema, as nuk bëhej fjalë. Më dt 27 dhjetor bëhet një mbledhje grumbullim i tërë artistëve dhe orkestrantëve që kishim kontratën me Demën. Takohena me sejcilin por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim kur: vjen përshendet me dorë nga dera dhe kërkon pak bisedë private me Demën. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash shfaqet në derë i bërë verdhë në fytyrë dhe më kërkon mua personalisht. Dal dhe duke më kërkue të falur disa here, më tha se Vivi nuk pranon me ken me ty këto dy net.
I thashë se më prishen netët dhe asht vonë, nga që për vit e organizoja unë personalisht diçka të tillë.
Më tha ‘ja çeku’. Hyra në dhomë, u takova me të gjithë pa iu proklamue aspak arsyen objektive që ishte jo pozitive. Tek dola te dera, mbaj mend vajzën e Demës që lotonte dhe i thashë Demës: më vjen keq por ka me ta prish natën e vitit të ri. Dola dhe sapo hyra në makinë, pyeta mikun Italian që klithi nga gëzimi se do isha në lokalin e tij me 31. Më pagoi dy fishin e Çekut. Pra nga njëra anë Vivi më bëri personalisht nder, sepse mora tri herë nga ç’kisha marr çdo vit.
Me dt 1 janar në 12:00 mesditë, më merr Dema dhe më thot se “m’u prish mbramja e vitit te ri, sepse Parashqevia m’u rrëzu sa mori mikrofonin dhe e dërguem në spital. Arsyen ma tha, por unë nuk kam pse t’jua them ju.
‘A mundesh me ardh sonte’, m’u lut, por un i thash që jam i zan…
Un kurr nuk kam ndërrue nji fjal te keqe me te.
I ofroja punë dhe sigurisht që donte 10 mijë dollarë paradhënie. Partnerët e mi nuk ishin dakort, kështu një here, dy dhe e fshimë nga lista. Më pas mora vesh se me Ritën, që kishin qenë shoqe të ngushta, diçka kish ndodhur.
As nuk e kam pa në jetën e saj private, as nuk ia kam numru gratë e burrave brinjar që e kërcënonin pa fund.
Ajo ishte beqare, vajzë e re dhe sigurisht pabesia ishte tek të pabesët dhe jo tek artistja, që e kishte shumë të zorrshme të përballonte presione nga tana anët.
Njeriu nuk asht e drejtë të vlersojë dikë nga thash e themet, por nga të vërtetat që njeh dhe i provon personalisht.
Titulli, termi, nocioni, privilegji, sllogani, etiketa me qenë ‘artist’ ndryshon kryekëput në të vërtetat e meritës së lindur, të fituar e shpesh të pa merituar.
Kemi artiste mediash që me tri katër javë në TV, parakalojnë artiste që u asht dasht nji jetë me arritë nëe pozicion që me ndihmën e medias, ose programi artistik, ose me taraf, ose me para, ose me meritokraci politikash, ose me tekat e prindërve që përfituan nga një rastësi, për t’u bërë të pasur.
Artisti i lindur është i thjeshtë.
Ai qan pa e parë asnjeri, por shfaqet si i lumtur.
Nuk është aspak i kënaqur me atë çfarë debutoi dje. I njeh defektet e tij dhe kupton më shpejt hipokrizinë e pseudo dashamirësve ose të paaftëve që ia rrahin shpatullat.
Është më e lehtë të jesh artiste femër.
Mundësia për të qenë shumë e mirë nuk varet aspak nga të lindurit apo aftësia, por nga fiziku i saj, nga bukuria. Artistet tona ndryshojnë nga bota, sepse bukuroshet në bote, as nuk e provojnë të kendojnë pasi u duket njeë rruge ma e gjatë, e veshtirë dhe pa fund të bukur. Ato bëhen Striptiza nëpër klube nate, ndërsa bukuroshja ballkanike ban çmos t’i shkëputet termit striptizë nëe lokal nate sepse do teë keqtrajtohej si putanë. Ajo zgjedh të jetë putanë e rafinuar që me një mikrofon në dorë të këndojë, me ndihmën e teknologjisë që axhuston çdo notë dhe inteligjenca e teknologjisë e nxjerr perfekt vokalin.
Tani gjoksi i saj, kofshët, tangat, janë refreni, kanga ma e bukur që dëgjon mashkulli i shkatërruar nga stërmundimi 15 orësh gjatë ditës së punës. Ai nuk ka kohë as të lexojë, as të arsyetojë përse Zoti bëri këtë Evën e kohëve moderne pa mollë, por me mikrofon dhe nuk thellohet nëse vërtet asht artiste apo një striptizo-artiste ballkanase.
Një ndryshim krejt i dukshëm që bëhet pasojë, është shkaku që meshkujt ballkanas janë shumë ma tëe avancuem si përfaqsues të islamit perëndimor edhe nëse janë katolikë apo orthodoks, në të vërtetë, femrën e admirojnë, e duan, e martojnë vetëm kangtare, e cila asht e preferuara e shumë shumë pretendentëve ku ti që e posedon për një natë, një javë një muaj ose (rrallë) një jetë, je maço dhe ua ke dhjerë të tjerëve që nuk e kanë aftësinë tande të jenë sylesh e sakat.
Megalomania e para pluralizmit politik ndër artista ishte jo fenomen në përgjithësi. Meqë në diktaturë ti duhej të ishe artist “i joni” që “këndon për ne” bashkëpuntor i sigurimit, ose anëtar partie. Gjithsecila nga këto etiketa ndihmonin 50% të nivelit si artist.
Në të kundërt, do te shtypeshe, persekutoheshe, të vuaje të ishe thjesht numër. Por kurrë të shkëlqeje, nëse nuk donte partia nëse nuk donte dhe admironte gruaja e anëtarit të byrosë, ose e drejtorit, ose e kryetarit të policisë.
Ndërsa me femrat asokohe, pra para 1990 ishte shumë ndryshe.
Femrën e bukur e kishin frikë, sepse gjithmonë, dikush nalt e kishte hedhur grepin përpara dhe ishte super rrezik, se perveç mundësisë qëajo nuk pranonte, mund të merrej vesh nga ‘pezzo grosso’-ja që ishte pas saj dhe ishe i djegur, i përcëlluar. Këto artiste kishin mundësinë të ishin të pabesa dhe të rrezikshme si Kleopatra ose si Mata Harri, Clareta Petaçi, Eva Braun ose femra qe kishte aftësi të fshihte flirtet e saj, për të qenë sa më prè e pezzo grosso-s, që priste informacion se kush ishte filania, nga vinte, kush i vinte rrotull dhe ky pezzo groso, a ishte në nivel hierarkie më lart se ty.
Arti ka labirinthet e veta mjaft misterioze, sidomos në marrëdhëniet mes artistëve të sekseve të ndryshëm.
Marrëdhëniet tona ishin si ato koshat e plehut që rrinë pas dere dhe përdoren për gjëra jo aq të rënda si në kuzhine, por përdoren për një shuk letre, për një mbështjellëse karrameleje ose për një lëvore arre. Dashuritë tona ishin flirte me një jetëgjatësi disa ditëshe ose më e shumta më pak se një vit dhe që përfundonin më keq se të ishe në Aruba me dashnoren e Eskobarit.
Na meshkujt nuk ishim aq të lodhur dhe jo aq të etur. Ndërsa ato vinin shpesh tëmaltrajtuara, të lodhura shumë të ezauruara…dhe ne ishim thjesht plotësim kapriçioje.
Ne na gjuanin kryesisht së pari femrat e llastuara, femra që të sillnin mënxyrë nga prindërit e tyre, që ishin në struktura asokohe që të përvëlonin, por në thelb të liron nëse je i sinqertë.