TIRANË- Ish-deputetja Grida Duma, e ka ‘konfirmuar’ romancën e saj, me Ervin Salianjin, edhe përmes një video që ka postuar në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë pasazhe nga intervista e fundit që patën së bashku të enjten në Top Story, Duma duket se konfirmon në këtë mënyrë raportin e saj me politikanin tashmë të arrestuar.
Grida Duma: Të ka ndryshuar sot kjo eksperiencë dhe ky vendim?
Ervin Salianji: Ore me mafian të ndodhi këto, të tjerët kanë ngrënë edhe tritol, edhe janë vrarë. Me mafian të ndodhin këto, nuk kam frikë unë nga këto, as më trembin, as më lëvizin fare. I vetmi shqetësim që unë kam është për familjen time.
Duma ka rikthyer gjithashtu në video dhe fjalët e saj në emision, ku pranoi se Salianji ishte bashkëudhëtari i saj, duke konfirmuar në këtë mënyrë raportin e shumëpërfolur mes tyre.
“Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik”, u shpreh Duma, e cila vijoi duke thënë se Salianji në gjithë këto vite është përballur me 50 seanca gjyqësore.
Ervin Salianji e kaloi mbrëmjen e djeshme në burgun e Fierit, ku do të shlyejë dënimin me 1 vit heqje lirie, për akuzën e kallëzimit të rremë./ZËRI