Ne sy te burrit donin ta…! Ilir Demalia: Bukuria e saj terbonte milioneret shqiptare ne SHBA, i turreshin dhe

Rikthimi i Parashqevi Simakut është kthyer në temën më të diskutuar ditët e fundit.

Analisti Ilir Demalia, në një intervistë dhënë për Top Channel u shpreh ndër të tjera se Parashqevi Simakut nuk i duhet ushtruar presion por duhet ndihmuar me specialistë, dhe duhet të rrijë e qetë deri sa të marrë plotësisht veten.

Demalia shprehet se ribashkimi me djalin është një ndryshim i madh që mund t’i japë fund dhimbjeve të saj.

“Parshqevia erdhi me një synim që do të kapte Hollivudin, e drejta e saj, ëndrra e saj, çdo njeri ka ëndrra. Ka njerëz që arrijnë sukses, ka njerëz që dështojnë, ka në Amerikë që kanë dështuar.. ke Madonnën që ka fjet aty ku është gjetur Parashqevia.

Problemi është që ajo erdhi më këtë synim dhe kur erdhi këtu sigurisht që njeri do të jetojë, dhe këtu nga izolimi i madh që kemi pasur ne në Shqipëri, Perëndimin e shihnim si parajsë, por Amerika është sistem shumë i ashër duhet të jesh shumë i fortë psikologjikisht.

Ajo pësoi një zhgënjim këtu se ajo ishte një këngëtar skene, nuk ishte tallavaje, sepse erdhën këtu dhe duhej të punonin nëpër dasma, në këto klubet e shqiptarëve këto patriotët e mëdhenj që hedhin pare dhe turren si hiena…

dhe iku u largua për në Hollivud, dhe më pas unë nuk di gjë më për të, aty është shkëputur.”– tha ai.