Arjan Curri ka folur në lidhje me ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut të veprojë, pasi sipas analistit kundër saj ka vepruar një grup i strukturuar.
Duke folur për zgjedhjen e saj, për të jetuar në metro, Curri hodhi idenë se Parashqevi çdo gjë e bëri për vetëmbrojtje, për të çliruar veten nga “të mirët” për të cilat të tjerët e xhelozonin.
“I bëj thirrje SPAK-ut të veprojë. Ndaj saj ka vepruar një grup i strukturuar. Parashevia çliroi veten, ajo e çveshi veten nga të gjithë të mirat që kishte. Të gjithë e bëri për vetëmbrojtje, prandaj e futi vetën në metro. Ka banda shumë të rrezikshme, duhet të mbahet përgjegjësi ligjore,” tha Curri.
Edhe biznesmeni Elton Ilirjani tha se ajo është goditur nga njerëz në Shqipëri, dhe përmendi një bisedë që ka patur së fundmi me këngëtaren. Ilirjani tha se ajo u largua për të shpëtuar djalin, nga disa njerëz.
“Ajo është goditur, nga njerëz në Shqipëri. Media amerikane është duke invesiguar, pasi ka ndodhur në tokën amerikane. Parashqevi nuk është një e sëmurë. Parashqevi është hedhur me qëllim, edhe nga miqtë dhe emrat do i them aty ku duhet. Ajo u largua për të shpëtuar djalin. Ajo thoshte që “do më vijnë të më marrin djalin dhe të ma mbajnë peng, siç ia bënë asaj”. Ajo përmende emrin e një missi shqiptar,” tha biznesemeni.
Po ashtu edhe ish bashkëshorti i saj amerikan, pa përmendur emra tha se nuk kishim miq nga Shqipëria dhe se “miqve” u ruheshin.
“Është e logjikshme. Ai e ka parë me sytë e tij. Uroj që tani Parashqevi të jetë më e kthjellët seç ka qenq herën e fundit që e kam parë. Nuk do të them emra, por unë kam qenë me të dhe jam dakort me atë çka thotë Ilirjani. Nuk kishim miq të afërm shqiptarë, ata që kishim afër duhet t’iu ruheshim. Unë nuk mund ta mbroja Parashqvinë,” tha Robert Nolfe.