Lajm i keq për shqiptarët në Britaninë e Madhe! Vitin tjeter nuk do mund te

Një lajm jo i mirë për shqiptarët emigrantë në Britaninë e Madhe. Shtëpitë atje do të kushtojnë më shtrenjtë vitin 2025.

Sipas ekspertëve, çmimet e pronave priten të rriten deri në 3% gjatë 2025 pasi ndërtimi i shtëpive të reja ka qenë në minorancë vitet e fundit.

“Disponueshmëria e paparë e pronave për shitje në të gjithë vendin, krahasuar me kërkesën… vazhdon të mbështesë çmimet e larta. Normat më të larta të hipotekave krahasuar me disa vite më parë mund t’i kenë bërë disa pronarë shtëpish të hezitojnë të shesin, për të shmangur një rritje të menjëhershme të kostos mujore të hipotekës kur të lëvizin”– tha Amanda Bryden, drejtoreshë e hipotekave të Halifax.

Kryeministri britanik Keir Starmer javën e kaluar njoftoi detaje mbi një reformë të sistemit të planifikimit për ndërtimin e shtëpive të reja brenda vitit 2030 i cili synon gjithashtu rritjen ekonomike. Kjo pritet të prekë dhe shumë shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe që kryesisht banojnë në banesa me qira.