“O të dy në majë ose…”/ Ilirjani jep lajmin e madh: Ja cfare do ndodhe pas disa oresh me Parashqevine (Foto)

SHBA– Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani i cili ka ndihmuar dhe marrë nga rruga këngëtaren e famshme shqiptare Parashqevi Simaku, nuk resht së shpërndari foto e video si dhe deklarata të forta për fatin e artistes.

Teksa një ditë më parë në një intervistë u dëgjua të përlotej që Parashqevia s’ndihej mirë dhe sipas tij kishte bërë gabim që e lejoi të shikonte programet në TV Shqiptare që flisnin për të,

sot në një InstaStory mbi foton ku këngëtarja shfaqet me flokët e lyera, me make-up dhe buzët e kuqe, ai shkruan: O të dy në majë o të dy në rrugë. Mbretëresha ime! Nesër do të jetë një përrallë dhe ju do të habiteni.”Radar.al

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh, ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e New Yorkut.

Është biznesmeni Elton Ilirjani, që po kujdeset për ikonën e muzikës shqiptare. Së fundmi, ai ka postuar pamje ku Parashqevia shihet e kuruar deri në detaj.

Ilirjani shkruan: “Parashqevi Somaku falenderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju Bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti”.