E lyer, krehur dhe duke pozuar para kameras teksa puth flamurin kombëtar, ndryshimi befasues i Parashqevi Simakut

Artistja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh harrese. Biznesmeni Elton Ilirjani i cili po kujdeset për ikonën e muzikës shqiptare ka postuar një tjetër video ku Parashqevia shihet e kuruar deri në detaj.

Me flokët e lyera dhe të krehura, grim të lehtë, Parashqevi Simaku shfaqet duke puthur flamurin kombëtar.

Madje në një video, Ilirjani shkruan: “Parashqevi Somaku falënderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju Bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti”.