Klodiana Lala per Parashqevi Simakun: Hetimet nisin nga Sigurimi, ja kush ia shkaterroi jeten

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë gjithashtu komentin e saj në lidhje ne ngjarjen e bujshme të ditëve të fundit, atë të këngëtares Parashqevi Simaku. Teksa këngëtarja shqiptare e viteve ’80 u gjend rastësisht në

SHBA teksa jetonte si e pastrehë në një prej stacioneve të New York-ut, shumë personazhe të njohur shqiptare kanë komentuar mbi rastin, të ndarë në kampe pro e kundër ndihmës publike që po i jepet dhe mënyrës sesi është trajtuar e gjithë situata nga mediat dhe persona të tjerë.

Teksa e ka cilasur shoqërinë shqiptare si ajo e gjirizeve, Lala thotë se figura e Parashqevisë është shkatërruar për klikime dhe intersa perosnalë. E ftuar në “Open” në News24, gazetarja tregon se ikona e viteve ’80 mund të ishte ndihmuar privatisht dhe të mos përdorej “si mish për top”.

Parashqevi Simaku trondit me rrëfimin e saj: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh (VIDEO)
Lala e çon bisedën në nje tjetër drejtim teksa thotë se kjo histori duhet të hetohet në themele, referuar kështu Sigurimit të Shtetit dhe dosjeve të Komunizmit, sesi artistët e asaj kohë u dëbuan dhe u iternuan nga vendi i tyre me qëllim për të gjetur shkakun se përse arrin në këtë fund.

Klodiana Lala: Ne jemi shoqëria që morëm një artiste dhe e shkatërruam totalisht. Jemi shoqëria e gjirizeve, që po i rrëshqiti këmba njërit, e vdesim. Ne marrim një moment, dhe për njëmijë arsye, dikë, ose e lartësojmë, ose e vdesim komplet. Nuk dua të futem në debat, sepse është debat shumë i gjerë, duke filluar nga mënyra sesi Sigurimi i trajtoi artistët, në mënyrën sesi Parashqevi Simaku shko në majë, në mënyrën sesi të ngjashmit e vetë përfunduan në internim.

Të hapen dosjet e Komunizmit, nuk mund të shihet vetëm fundi fare. Jemi të pandershëm si shoqëri ne. Nuk mund të shihet vetëm fundi dhe ta përdorim si mish për top dikë. Ca për klikime e ca për interesa.

Është një histori që nis herët, nis që kur ca vajza të bukura u shfaqen e ’85 dhe nisën të këndonin. Ka të bëjë me sigurimin e shtetit, mënyra e largimit nga Shqipëria. Nuk mund të shihet aq ngushtë.

Nëse dikush do të kishte interes ta ndihmonte, mund ta bënte në heshtje të plotë. Mund t’ia zbukuronte jetën një gruaje.

Nëse duam të flasim për Parashqevi Simakun, duhet ta nisim nga dosjet e sigurimit të shtetit, jo nga bishti.