Prej disa ditësh po flitet për këngëtaren e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila për vite me radhë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe skenës muzikore.
Por ajo u zbulua ditët e fundit teksa jetonte si e pastrehë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyetje ka shumë nga publiku, por ajo më e shpeshta lidhet me djalin e saj se ku ndodhet.
Ende nuk dihet se ku është djali i saj, por dje në emisionin “Top Story” analisti, Arjan Curi, u shpreh se Simaku jetonte në stacionin e trenit në York, aty ku ka udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej.
Sipas tij, Parashqevia i ka treguar Elton Ilirjanit rastin e qenit Hachiko, që priste në stacionin të zotin e tij.
“Ai është e vetmja shpresë”/ Elton Ilirjani ka gjetur djalin e Parashqevi Simakut?
“Ajo largohej nga ai stacion dhe më pas kthehej prapë aty. Parashqevia i ka thënë ‘a e ke parë filmin me Hachikon, dhe unë si Hachiko kthehem te i njëjti stacion ku bëja shumë udhëtime me djalin tim. Shpresoja që rastësia të më sillte aty djalin tim”, tha Curi.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë bërë virale disa fotografi të rralla të legjendës së muzikës shqiptare me të birin. Fotot janë të shumë viteve më parë.