Rikthimi i këngëtares Parashqevi Simaku në epiqendrën e mediave dhe publikut dhe mënyra se si po trajtohet çështja e saj ka shkaktuar debate në opinionin publik.
Disa janë kundër publikimit të videos ku ajo shfaqet e pastrehë, ndërsa të tjerë e shohin si akt bamirësie.
Artisti Robert Aliaj, tha sot në emisionin “Open” se publikimi i videos është bërë për qëllim përfitimesh për personat që fshihen pas kësaj dhe jo për bamirësi.
“Akt me qëllim për diçka tjetër. Nuk është bër për bamirësi, por për përfitim. Ishte komode. Ne e nxorëm nga komoditeti që kishte krijuar ajo. Nëse e kam zgjedhur unë çfarë problemi ke ti. Si mund të ketë këtu mirësi që unë të jap bukë dhe të filmojë. Ka filmuar çdo çap buke që i ka dhënë. Turma shqiptare i shkon nga mbrapa dhe do vijë këtu dhe do pendohet si dreqi”, tha Aliaj.
“Më leni këtu dhe mos më nxirrni nga hoteli për disa ditë se nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh”, kështu mësohet të jetë shprehur Parashqevi Simaku, Tatës gjatë qëndrimit në hotel.
Në një intervistë ekskluzive në “Opinion” në Tv Klan, Elvira Tata tregon bisedat me ikonën e muzikës shqiptare, e cila me butësinë që e karakterizon ka treguar për vitet e vështira që ka kaluar.
Blendi Fevziu: Është e siguruar për momentin?
Elvira Tata: Në këtë moment e vendosim me Eltonin që as në shtëpinë time as në tënden për t’i lënë pak privatësi. Vendosëm t’i marrim një shtëpi shumë afër shtëpisë sonë që të jetonte sa më mirë. Bëmë një plan që të fillojmë që nesër që t’i nxjerrim dokumentacionin se nuk ekziston asnjë kartë identiteti. M’i kanë vjedhur të gjitha në shtëpi më tha, me kaseta me të gjitha. Në këto momente vendosim me Eltonin që ta çojmë në hotel. E çojmë në hotel me shumë peripeci. I thamë do të shkojmë të marrim ushqime ti do të bësh dush deri sa të vijmë ne. Do të ikim të hamë një darkë dhe do t’ia vendosim emrin ‘ditëlindja e Parashqevisë’. Unë s’kam bërë kurrë ditëlindje tha dhe ju mbushën sytë me lot.
Kemi ardhur pas tre a katër orësh dhe ajo ishte akoma në dush dhe doli me peshqir e tha ‘kishte kohë pa u larë dhe të më falni që u vonova’. Jo i tham ne shumë e butë… Nuk e di çfarë karakteri është ajo, e mrekullueshme. Njeri më të mirë nuk kam parë akoma në jetën time. Ishte shumë dhe më tha më leni këtu dhe mos më nxirrni nga hoteli për disa ditë se nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh.
Blendi Fevziu: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vitesh?
Elvira Tata: Po kemi qarë.
Blendi Fevziu: Elvira nuk dua detaje me shumë.
Tata falenderoi të gjithë shqiptarët që janë ofruar për të ndihmuar ikonën e muzikës shqiptare, ku theksoi se Parashqevia dëshiron shumë që të kthehet në Shqipëri, por jo tani.
Elvira Tata: Mos më falendero. Do të falenderoj të gjithë popullin shqiptarë që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë Parashqevinë. E kam kuptuar tani që e duan të gjithë. Nuk kam bërë asgjë sepse kushdo që do të ishte do ta kishte marrë nga aty ku ndodhej. Megjithatë ajo është një dritë dielli. Ka shumë dëshirë që të vijë në Shqipëri, por jo tani. Ne kemi pregatitur doktorët, avokatë që të merret me vizita që të shikohet se çfarë ka ndonjë gjë që mund të ndihmohet për moshën që ka, por nuk vuan nga asnjë gjë. Është shumë e dashur dhe i kemi thënë që të gjithë të presin ty edhe më thotë që unë do të kthehem patjetër në Shqipëri, por të kaloj kohën sa të gjej pak djalin. Mos të abuzohet me gjëra të tjera.
/tvklan.al