Videoja që pushtoi rrjetin këtë fundjavë ishte ajo e Parashqevi Simakut në rrugët e Nju-Jorkut duke pranuar ndihma sociale. Edhe pse pamja ishte e trishtë, admiruesit e saj u ngazëllyen teksa e panë që ajo ndodhej diku e menjëherë u turrën për ta ndihmuar.
Në programin “Rudina” në Tv Klan, Rezarta Delisula thotë se mes gazetarëve, kishte indicie se Simaku ndodhej në një gjendje të tillë, por kishte qenë e pamundur të gjendej vendndodhja e saj. Gazetari Olti Curri shton se ajo qëndronte përballë një dyqani të famshëm kafeneje ku kishte kujtime me të birin.
Rezarta Delisula: Ishte moment shokues, por ne kishim marrë informacione paraprake, ne të gjithë e dinim në rangun e gazetarëve që Parashqevia jetonte jashtë, jetonte në rrugë. Ne kishim informacione, thjesht vendi nuk dihej.
Olti Curri: Askush nuk ka mundur ta lokalizojë.
Rezarta Delisula:Ta lokalizojë jo, por që e dinim që ishte në kushte…
Olti Curri: Rrinte në një “Starbucks” pasi aty kishte pasur kujtime edhe me djalin e saj dhe rrinte në një “Starbucks” në Manhatan dhe rrinte përballë atij dyqanit të kafes vetëm me shpresën se mos… kjo tregon edhe njëherë destabilitetin e saj emocional apo psikologjik, kjo është një gjë që do ta thonë psikiatrët apo psikologët./tvklan.al