Foli sot pas shume vitesh me te! Vëllai i Parashqevi Simakut: Ja pse perfundoi ashtu, cfare ndodhi me ish burrin e saj

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

Ai tregoi detaje në lidhje me jetën e këngëtares në SHBA, ku zbuloi se ka jetuar për dy vite me motrën e tij dhe me ish-bashkëshortin (aktualisht) e kësaj të fundit.

Nder të tjera ai tha se mes tyre s’ka pasur probleme dhe se kanë qenë të lumtur.

Pjesë nga intervista:

Arben Simaku: Unë kam jetuar vetë, dy vite më të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin e saj.

Kanë pasur probleme në atë kohë?

Arben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur, të lumtur…

Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

Pjesë nga intervista:

Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

Kristi Gongo: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

Kristi Gongo: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

Kristi Gongo: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

Kristi Gongo: Kanë pasur probleme në atë kohë?

Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

Kristi Gongo: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

Vite pa e parë e kohë e gjatë që lidhjet mes tyre ishin shkëputur. Video e artistes Parashqevi duke marr ndihma sociale ishte një tronditje për familjen Simaku në Shqipëri; por tashmë që ka një strehë për të, ka dhe një mirënjohje e padurim për ta takuar. Ndërsa telefonata e parë me të, Beni rrëfen se ishte e shkurtër por që ti dëgjonte zërin ishte si të lindte sërish…

Kristi Gongo: Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?
Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.

Kristi Gongo: Të mbante mend Beni?

Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.

Kristi Gongo: Ju e prisni të rikthehet?

Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj.