DJ i njohur Vin Veli është duke pritur fëmijën e tij të dytë. Lajmi vjen pas disa muajsh spekulimesh lidhur me jetën e tij private. Një nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku shfaqte një foto me një vajzë të panjohur, ngjalli dyshime për një lidhje të re dashurie.
Vajza që kishte tërhequr vëmendjen ishte Karolina Gasiunaite, e cila në një postim të saj në Milano e kishte etiketuar Vin Velin.
Duke hedhur dritë mbi marrëdhënien e tyre, DJ Vin Veli ka shpërndarë kohët e fundit një foto ku ai dhe Karolina shihen së bashku, duke festuar ditëlindjen e saj, ndërkohë që ajo shihet me barkun e rrumbullakosur.
Kjo ka bërë të mundur konfirmimin e lajmit, pasi Karolina ka shpërndarë po ashtu disa imazhe në profilin e saj, duke i treguar fansave barkun e saj të rrumbullakosur.
Kujtojmë që Vin Veli ka një djalë, Arborin, nga lidhja e tij me Bora Zemanin. Së fundmi ata festuan 10-vjetorin e Arborit, ndërsa tashmë po presin ardhjen e një fëmije të ri.