Moti bën kthesën e madhe nesër, ja si do jenë temperaturat këtë javë (Tabela)

Pas një fundjave me reshje të shumta shiu dhe temperatura të ulëta, javën që vjen moti do të jetë ‘pranveror’.

Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të paktën nga dita e hënë deri të enjten vendi ynë të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare.

Kjo situatë me vlera jo normale dhe atipike për stinën që ndodhemi vjen si pasojë e anomalive të motit, duke na dhënë një ‘shije’ të një jave pranverore, por kjo situatë ndryshon të premten ku parashikohet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era më së shumti do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë luginave dhe vijës bregdetare do arrijë shpejtësi 11-16m/s me dallgëzim të forcës 1-3ballë.