Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja u bë lajm nëpër portale këtë të premte, 13 dhjetor pasi policia e Durrësit njoftoi se është arrestuar për mashtrimin.
Ai ka reaguar për herë të parë për të treguar versionin e tij rreth makinës që dyshohet se ai i ka marrë një personi përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.
Veleshnja shfaqet në një video ku duket buzë liqenit të Pogradecit dhe thotë se nuk bëhet fjalë për arrestim, pasi makina e raportuar e humbur është gjetur kush e ka përdorur.
Veleshnja: Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Rezart Veleshnja, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njoftonte sot Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.