Astrologia trondit me PARASHIKIMIN e Horoskopit ‘Ju lajmërojë që në datat 18 dhe 19 do…’ Iluzione, zhgënjime dhe…

Më në fund Mërkuri nuk do të jetë më në prapavijë në javën e ardhshme dhe planet e lëna gjysmë, keqkuptimet apo problemet me lëvizjen e komunikacionin do t’i lehtësojnë disi shenjat.

Hëna e plotë në Binjak do të jetë ajo që do të mbizotërojë duke shkaktuar disa pengesa në përmbylljen e planeve, si dhe do të jemi mjaft të zhytur në mendime.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri zbulon në programin ”Shije Shtëpie” në Tv Klan shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe dhe ato që do të duhet të jenë më të vëmendshme. Lajmi i mirë për të gjitha shenjat janë dy ditët me fat, datat 18-19 që do të sjellin zhvillime pozitive.

HBAgency
Chrysanthi Kalogeri: Java fillon me Mërkurin në kurs të drejtë, kjo është një gjë shumë pozitive megjithëse pengesat do të vijojnë prej shumë faktorëve. E hëna fillon nën ndikimin e hënës së plotë në Binjak që zhvillohet në datën 15 dhe tri ditët e para të javës, kryesisht në datën 18, jini shumë të kujdesshëm në vendimet që doni të merrni, ka një ekzagjerim, një zhgënjim, ka iluzione, sidomos data 18 dhe periudha.

Bëni dhurata, shprehni dashurinë, shihni filma, bëni një shëtititje romantike por mos merrni vendime përfundimtare në marrrëdhëniet tuaja dhe sferën financiare. Ditët më të bukura janë e enjtja dhe e premtja, sidomos në datën 19 kur Afërdita takohet me Jupiterin, ka shanse shumë të mira në çdo nivel e shkallë, janë dy ditë për të takuar dashurinë. Të lindurit në mes të shenjës së Ujorit, Binjakëve e Peshores, në ditën e 14-të dhe 15-të por edhe përfaqësuesit e shenjës së Demit, Luanit e Akrepit do të jenë mjaft të favorizuar. Me hënën e plotë duhet të jenë shumë të kujdesshëm Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit e lindur në 10-ditëshin e tretë ku do të kenë edhe ngjarje në vijim, jo vetëm këtë muaj.

Dashi – Gjatë kësaj periudhe dhe sidomos nga data 16-22, jini të fokusuar në plane, mendime e ide për diçka që doni të zbatoni sepse mund t’i jepni përmasa më të mëdha dhe të dilni jashtë planit. Kujdes në informacionet që merrni edhe pse mund të besoni se janë nga njerëz seriozë dhe kjo deri të enjten e të mërkurën. Do të favorizoheni në qëllime e synime, do të gjeni mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj. Të enjten e të premten jini socialë, takoni miq, shokë, jini në lëvizje në përditshmëri sepse përveç mbështetësve, mund të keni edhe takime shumë të këndshme për jetën personale.

Demi – Kryesorja për këtë javë do të jetë sfera financiare. Jini të përmbajtur në shpenzimet që doni të bëni dhe nëse kërkoni një buxhet ose shumë parash për të realizuar diçka apo dalë nga një vështirësi dhe mendoni se dikush do ju ndihmojë, nuk do të merrni ato që prisni dhe do të zhgënjeheheni. Bazohuni në forcat tuaja dhe kryesisht në suksesin që do të vijë në sferën profesionale sepse e enjtja dhe e premtja janë dy ditë shumë të mira me sukses profesional, do të merrni para ose një vend pune që do t’ju ndryshojë të ardhurat. Nuk përjashtohet mundësia e një mbështetjeje nga prindërit ose njerëz që qëndrojnë më lart se ju.

Binjakët – Janë protagonistët e javës që vjen sepse hëna e plotë në shenjën e tyre në datën 15 tregon që duhet të fokusoheni te vetja, ta rinovoni. Psikologjikisht mund të mos ndiheni mirë. Fokusohuni në biseda, diskutim me të tjerët, partnerët e njerëzit që bashkëpunoni që të keni qëllime sa më të mira në jetën profesionale. Duhet t’i jepni rëndësi të veçantë punës dhe të jeni vigjilentë ndaj atyre që ju lëvdojnë sepse kanë një qëllim pas. Më të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, do të favorizoheni të enjten dhe të premte, do të bëni takime me njerëz që do ju japin ndihmën ose këshillën e duhur për të ardhmen, zhvillimin e përparimin tuaj. Nuk përjashtohet mundësia për të marrë vendime shumë të mira e serioze për jetën personale, një fejesë, një publikim të marrëdhënies.

Gaforrja – Java që vjen do të jetë pak e ngarkuar, gjeni kohën të çlodheni. I keni gjërat të ekzagjeruara, diku në mes është e vërteta. Në sferën profesionale jeni të ngarkuar, por duhet të jeni edhe të përpiktë e të disiplinuar, mos bëni asgjë javën që vjen deri të dielën që ju nxjerr jashtë normave. Hëna e plotë është në lidhje me Neptunin, mund të jemi të zhytur në mendime dhe të bëjmë gabime që na kushtojnë. E enjtja dhe e premtja premtojnë mbështetje financiare nga bashkëshorti, bashkëpunëtorët ose njerëz që mund t’ju ndihmojnë. Është një periudhë shumë e mirë dhe erotike për jetën personale.

Luani – Jini të kudesshëm në plane dhe realizimin e synimeve që keni javën që vjen e deri të mërkurën. Planet tuaja kërkojnë një mbështetje financiare ose nga një bashkëpunëtor që mund të zhgënjehehni pak. Periudha është erotike, por do të jeni shumë të angazhuar me shokë e miq. Evitoni keqkuptimet me miqtë, njerëzit e ambientit social. Bazohuni te focat tuaja, mos bëni veprime impulsive, mos jini arrogantë apo egoistë dhe ditët më ideale janë 19-20 dhjetori ku do të keni shanse në bashkëpunime e jetën personale. Do të takoni të dashurin tuaj ose dikë që ju hap rrugën për të realizuar synimet.

Virgjëresha – Gjatë javës që vjen jini të fokusuar në punë edhe pse psikologjikisht mund të mos ndiheni mirë, të keni një përgjegjësi të madhe në familje e shtëpi. Jini më vigjilentë në punë, ndihuni të pranishëm në të dhe jetën sociale. Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me të dashurit, bashkëshortin sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Në dy ditët pozitive, e enjtja dhe e premtja do të keni një përfitim nga puna, emri juaj do të vlerësohet, mund të ngriheni në detyrë ose të merrni një shpërblim. Mund të gjeni edhe një punë të re ose të dytë.

Peshorja – Javë shumë e mirë ku hëna e plotë dhe Afërdita që takohet me Jupiterin ndikojnë pozitivisht kështu që vendoni plane sa më reale për të ardhmen që të mund t’i realizoni, sidomos nëse lidhen me studime jashtë shtetit ose çështje ligjore. Mund të udhëtoni, të ëndërroni, të afroheni me nejrëzit duke evituar keqkuptimet. Klima është erotike të enjten dhe të premten, mund të kaloni bukur me të dashurin dhe të kujdeseni për veten.

Akrepi – Java që vjen ju përqendron te sfera financiare, sidomos te bashkëpunëtorët, bashkëshortin dhe nëse doni të bëni investime, mos bëni. Nëse doni t’i bëni për fëmijët, sigurohuni të jenë brenda masës dhe mundësive tuaja. E enjtja dhe e premtja janë ditë shumë të mira për një pronë, shitje dhe duhet të keni të qarta parametrat ku doni të vendoseni. Do të keni mundësinë të kaloni bukur me të dashurin, larg syve të të tjerëve por në një klimë shumë erotike.

Shigjetari – Hëna e plotë përballë jush krijon shanse shum të mira në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por çdo vlerësim i gabuar sjell të kundërtën. Tregohuni të kujdesshëm të lindurit në fund të shenjës, trajtoni me qetësi problemet me partnerin apo familjen, sidomos aty ku punoni. Ditët pozitive ju favorizojnë për takime që mund të sjellin të dashurin e jetës ose një bashkëpunëtor shumë të mirë.

Bricjapi – Kjo javë është e rëndësishme për përditshmërinë, do të keni shumë punë por duhet të gjeni edhe kohën që të çlodheni, të kujdeseni më tepër për shëndetin, evitoni viruset, infeksionet dhe keqkuptimet me njerëzit që ndani jetën, njerëzit, komshinjtë, të afërmit. Evitoni prapaskenat. E enjtja dhe e premtja janë ditë shumë të mira për sferën ekonomike, do të shihni se do të rriten të ardhurat dhe do të keni një përfitim shumë të mirë ose një punë.

Ujori – Një javë pozitive, erotike që ju afron me të dashurit, edhe pse kaloni disa vështirësi, jeni në fazë ndryshimesh dhe duhet të jeni të kujdesshëm deri në fillim të muajit të ardhshëm. Java e ardhshme është shumë favorizuese, mund të shkëmbeni dhurata, ë realizoni një plan krijues dhe të keni një sukses, të dilni por nëse doni të merrni një investim që kërkon një buxhet të madh, bëni gjithçka me laps e letër dhe vendosni më vonë. E enjtja dhe e premtja janë shumë të rëndësishme për jetën personale dhe erotike.

Peshqit – Kjo javë është shumë e rëndësishme sepse hëna e plotë në Binjak ndikon drejtpërdrejt, por jo në lidhje harmonike, ndaj duhet të keni më tepër ndjenjën e përgjegjësisë. Duke treguar sa më shumë disiplinë, të jeni realistë, t’i thoni të vërtetën vetes, të mos jeni ëndërimtarë do të zgjidhni probleme me familjen e shtëpinë. Është momenti të jetoni atmsoferën e festës, të zbukuroni shtëpinë, të pranoni miq e të dashur, të ndani biseda të bukura pa lënë pas dore punën e jetën sociale. Do të kaloni dy ditë në intimitet dhe nëse kërkoni një mbështetje, do ta merrni por mos ua thoni të tjerëve. Kjo mund të jetë një përfitim financiar ose një dashuri që do iu japë krahë të fluturoni./tvklan.al