Arrestimi i Rezart Veleshnjas/ I mori shokut makinen për ta përdorur, ia shet dikujt tjetër për 2 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.

Bëhet me dije se ai i mori makinën e shokut të tij, i cili ky i fundit ia dha me mirëbesim të plotë që aktori ta përdorte, por Rezarti ia shiti automjetin për vetëm 2 mijë euro.

Nuk dihen kushtet përse aktori vendosi të kryejë një vepër të tillë penale, saqë të marrë makinën e shokut duke e mashtruar se do e përdorte vetë por në fakt e nxorri në shitje, pa dijeninë e pronarit të automjetit.

Aktori akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Kujtojmë se Veleshnja ka qenë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.

Nga rrethi i tij i ngushte eshte thene gjithmone qe Rezarti eshte konsumator i varur nga kokaina, problem qe e ka penguar te vijoje si aktor ne cdo perpjekje te tij.

Rezi u përjashtua nga gara pas veprimit ndaj Xhenetës, duke e goditur atë në prapanicë, një veprim që u konsiderua i dënueshëm nga produksioni.

Policia e Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.