Lajm i fundit! Arrestohet aktori Rezart Veleshnja, e turpshme ajo cfare ka bere

Rezart Veleshnja, aktor i njohur i humorit, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pas një kallëzimi që është bërë kundër tij. Siç mëson ekskluzivisht newsbomb.al, Veleshnja është akuzuar nga një person se i ka marrë makinën dhe e ka shitur.

Burime të sigurta për redaksinë, kanë konfirmuar se mbrëmjen e djeshme, datë 12 Dhjetor, efektivët e Policisë së Durrësit kanë lokalizuar në një nga zonat e kryeqytetit aktorin dhe i kanë hedhur prangat.

Detajet janë ende të pakta, por newsbomb.al mëson se Rezart Veleshnja ka kaluar orët e para në qelitë e paraburgimit, në zbatim dhe të urdhrit të Prokurorisë së Durrësit, nën akuzën se ka përvetësuar një automjet të një shtetasi tjetër dhe më pas e ka shitur.

Blutë e qytetit bregdetar kanë dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e mbrëmjes së djeshme, menjëherë pas kallëzimit të bërë nga personi i mashtruar, se Rezart Veleshnja i kishte marrë makinën dhe e kishte shitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Rezart Veleshnja, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, konfirmon Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Pas një periudhe pauze nga televizioni, Rezarti vendosi që të “suprizonte” fansat e tij duke u bërë pjesë e formatit më të ndjekur në Kosovë, Big Brother Vip. Ndonëse qytetarët prisnin shumë prej tij, rrugëtimi i Rezartit në këtë format nuk zgjati më tepër se një muaj dhe u përjashtua me një “zarf të zi” nga “Vëllai i Madh”.

Aktori, me figurën e të cilit shumë prej nesh janë rritur, u përjashtua nga ky reality show për shkak të shkeljes së etikës. Sipas asaj që produksioni tha gjatë qëndrimit në shtëpi ai u bë protagonist i disa episodeve për ngacmime seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë aktori duhet të përballet edhe me drejtësinë penale për akuzën e “Mashtrimit”.