Tronditet vendi! SPAK zbulon emrat e atentatoreve te Dobracit, njeri i plagosur rende i lidhur me Vis Martinajn dhe

Gazetarja Etleva Delija zbuloi detaje të reja lidhur me atentatorët e masakrës së Dobraçit, tashmë të identifikuar nga SPAK.

Sipas gazetares, një prej atentatorëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është një personazh i njohur i botës së krimit.

“ Bëhet fjalë për një person të plagosur rëndë nga autorët. Është një personazh i njohur i krimit dhe ishte në kërkim, pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’ i lidhur me grupin Bajraj dhe Ervis Martinaj.

Nuk dihet ku ka shkuar për tu mjekuar. Nga analizimi i pamjeve dhe provave shkencore u konfirmua se në vendngjarje ishte i pranishëm Ibrahim Lici.”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se është e konfirmuar prezenca e Ibrahim Licit në vendngjarje.

Sipas tij, atentatorët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe madje është hetuar në klinika private. Karamuço shtoi gjithashtu se qyteti është blinduar sepse dyshohet hakmarrje dhe se hetimet janë drejt fundit.

“ Procedime penale janë dy në Spak, janë bashkuar në një sepse janë të njëtët rivalë por në veprime kriminale të ndryshme. Spak ka emra konkretë për atentatorët të cilët po hetohen. Ka të identifikuar në mënyrë të saktë që personi i tretë është Ibrahim Lici, paraqitja biometrike e ka konfirmuar që është ai.

Ka dyshime të forta që mund të organizohet një hakmarrje ndaj ka shtim të forcave policore. Di t’ju them që policia ka dyshime të forta që jo vetëm është goditur nga makina e viktimave, mund të ketë të plagosur në makinën e atentatorëve dhe për këtë po hetohet. Kur është kërkuar në klinika private, është kërkuar dhe për atentatorët që kanë ngelur të plagosur rëndë në atë ngjarje.

Ka skenarë të frikshëm dhe janë në dijeni strukturat që çfarë mund të ndodhë, financat që kanë, njerëzit që kanë mbrapa. Dyshohet që të ketë një tjetër atentat të rëndë. Është një sagë e gjatë që po mban në terror atë vend që nuk e meriton. Me hetimet po shkohet drejt fundit, ka një dritë në fund të tunelit.”

Gazetari Ermal Vija thotë se momenti i atentatit në Dobraç të Shkodrës, e ndodhur më 30 tetor, ku mbetën 4 viktima, nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Vija u shpreh se kjo ka penguar hetuesit.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se vrasja u planifikua shumë mirë, por nuk ishte perfekte. Sipas Karamuços, ka prova pafund për këtë ngjarje.

Ermal Vija: Sa i takon SPAK, SPAK ka qenë së fundmi e fokusuar në dy drejtime. Goditja e korrupsionit në nivele të larta dhe goditja e krimit të organizuar. Prokurorja Kaçkini, është prokurore e cila heton kryesisht në drejtim të krimit të organizuar.

Në proces gjyqësor ka edhe bandën e Lulzim Berishës. Ajo që duket e pak e vështirë, mometi kur ka ndodhur ekzekutimi dhe ndjekja, momenti fatal i atentatit, nuk ka qenë në rrezen e kamerës së sigurisë. Kjo ka penguar hetuesit. Kanë qenë disa veprime që nuk mbulohen nga kamerat. Kjo mund të vështirësojë veprimet hetimore.