Moderatorja e njohur Bora Zemani ka bërë urimin e veçantë me rastin e ditëlindjes së djalit të saj, Arborit.borazemani
Me anë të një postimi në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit momente të të birit përgjatë 10 viteve.
Teksa ka shprehur dashurinë ndaj djalit, Bora ka treguar gjithashtu se jeta e saj është bërë me e bukur qëkur ai ka ardhur në jetë.
“10 vite dashuri e pastër… Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira,” shkruan Bora.
Ajo ka theksuar se Arbori e ka bërë një njeri më të mirë teksa thotë: “Ti je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar, motivi im për të qenë më e mirë dhe forca ime në çdo ditë”.
Postimi i plotë:
10 vite dashuri e pastër…
Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira.
Ti më mësove kaq shumë për jetën, për dashurinë e pakushtëzuar dhe për forcen që as vetë nuk e dija se e kisha.
Ne u rritëm bashkë… Çdo hap i yti ishte një hap edhe për mua, çdo fjalë e jote një mësim për mua, çdo përqafim një dhuratë që nuk ka çmim.
Më ndihmove të bëhem njeriu që jam sot dhe nuk ka lumturi më të madhe sesa të të shoh ty që bëhesh një fëmijë i mençur dhe me një zemër që mbushet veç me mirësi. Ti je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar, motivi im për të qenë më e mirë dhe forca ime në çdo ditë. Faleminderit që më bën krenare me çdo gjë që JE e mbi të gjitha për zemrën që të shkëlqen. ✨
Tani, mendo dëshirën dhe për herë të parë, fryji dy qirinjtë në tortën tënde, 1 0!
Të dua deri në pafundësi, Arbor! Ti je arsyeja pse besoj në çdo mrekulli. ❤️