Babai i 14-vjeçarit Martin Canit që mbeti i vrarë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani, ditën e sotme ka dhënë dëshminë e tij të parë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës për ngjarjen e rëndë.
Ditën e sotme babai i viktimës u pyet nëse ka patur dijeni për ngjarjen e rëndë dhe me kë shoqërohej djali i tij.
Ndërsa mësohet se hetuesit i dhanë atij sendet personale të viktimës, çantën e shpinës dhe disa rroba që i janë gjetur gjetur në vendngjarje, të cilat u sekuestruan në vendin e ngjarjes nga oficerët e policisë.
Cani më tej u pyet nëse kanë shkuar për ngushëllim familjarët e autorit apo nëse kanë dërguar njerëz, dhe ai ka thënë se për këtë ngjarje nuk ka patur asnjë lloj reagimi nga familja e autorit.
Ju kujtojmë se ditën e djeshme nëpërmjet një interviste për Top Channel, babai i Luis Meçes, shokut të Martin canit, u shpreh gjithashtu se familja e autorit nuk ka kërkuar falje.
Siç ju raportuam dhe pak më parë, ditën e sotme Luis Meçe u nis drej Italisë për të marrë një kurim më të mirë.
Në një intervistë për Top Channel familja Meçe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të njohur e të panjohur dhe shpresojnë për një rikuperim të shpejtë të djalit të tyre.
“Jam më mirë. Unë dua veç drejtësi”, u shpreh Luisi.
“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, u shpreh i ati i Luisit, Fiqiriu.
Zhurmës së krijuar për hetimin e konfliktit fatal nga ku humbi shokun e ngushtë, Luisi i përgjigjet me këmbënguljen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në krah i palëkundur vazhdon ti qëndrojë i ati i tij, Fiqiriu por edhe prindi i Martinit si baba i dytë.
“Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shton ai.
Në një intervistë për Top Channel familja Meçe zbulon hapat që kanë ndjekur mbi çështjen ligjërisht: “Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur”.