‘Ti je më i fortë se këmbët…’ Oh Zot! Cfare pasojash i ka lënë aksidenti Ledjonës? Ish banorja e BBV bën rrefimin e trishte

Ditë më parë, në rrjet po qarkullonte lajmi se ish banorja e BBVA, Lediona ka pësuar një aksident trafiku.

Ndonëse nuk kishte ndonjë informacion më shumë, shkruan Kosovarja.

Ajo, sot vendosi të rikthehet në instagram me një thënje të publikuar në istastory.

I urojmë shërim të shpejt!

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë dhe se po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga vetë gazetarja apo policia nuk ka pasur një reagim mbi gjendjen e saj dhe shkaqet e aksidentit, por një prej mikeve të Ledjonës ka lënë të kuptohet që ajo është ende në spital dhe se aksidenti nuk ka qenë i lehtë.

Ka qenë aktorja Egla Ceno ajo që ka konfirmuar zërat se Ledjona ka pësuar aksident, pasi i ka uruar asaj shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

Në media thuhet se si pasojë e aksidentit ajo ka pësuar fraktura të rënda në trup, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.