Ditën e sotme u publikua promoja zyrtare e “Big Brother VIP Albania 4”
(BBVA), dhe Ledion Liço, si gjithmonë, tërhoqi vëmendjen me stilin e tij të veçantë.
Në disa momente të promos, ai duket se hedh disa “thumba” ndaj Arbana Osmanit, duke nisur me frazën intriguese: “I yti ta fut” dhe duke e mbyllur me një libër ku eksploron sinonime për fjalën “yje”.
Kjo ndërlidhet drejtpërdrejt me historinë e shprehjes “Mirëmbrëma yje”, e cila fillimisht u përdor nga Arbana Osmani gjatë dy edicioneve të para të BBVA
dhe më pas u rikthye nga Ledioni në edicionin e tretë. Shprehja u bë simbolike për formatin, por më vonë Arbana vendosi ta sjellë në një tjetër kontekst, duke e kthyer në titull të një prej projekteve të saj televizive.
Në promon e fundit, Ledioni shfaqet duke kërkuar një alternativë për këtë frazë ikonike. Ai eksperimenton me opsione të reja si: “Mirëmbrëma kasiopianë” apo “Mirëmbrëma galaktikë”.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë surprizash do të na sjellë ky edicion i BBV!