Jorgo Pulla ‘PARALAJMERON’/ Ruhuni! Çdo vendim i kësaj jave ndikim deri në Mars 2025…

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë më tepër kujdes

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim javor për javën e parë të muajit Dhjetor.

”Kjo është një javë me të mirat dhe vështirësitë e veta, pasi Mërkuri është në retrogradë. Fillon një periudhë ku duhet të rishikojmë veprimet apo planet që kontrollojnë impulsivitetin tonë, ku jemi, ku do shkojmë dhe çfarë duhet të bëjmë.

” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se duhet kujdes i shtuar në lidhje me punën dhe karrierën për gati të gjitha shenjat e zodiakut.

HBAgency
”Në këtë javë duhet të kenë kujdes politikanët, njerëzit me influencë dhe pozita, pasi do kenë disa ndryshime të mundshme. Gjithashtu çdo vendim dhe vetë kjo javë në përgjithësi do të ketë ndikim deri në Mars të vitit 2025” shtoi Jorgo. Po çfarë thonë yjet më specifikisht për 12-të shenjat e zodiakut?

Dashi

Moto e kësaj javë për shenjën e Dashit është: Kujdes në vendimet që do të merrni, sepse tensioni ndikon në marrëdhënie. Kjo javë do të jetë sfidë për shenjën e Dashit dhe ata që janë në diasporë, do të kënë një mundësi shumë të mirë për të zgjidhur disa probleme. Sa i takon anës shpirtërore, java nis me disa ndikime mjaft të mira. Sa i takon punës dhe karrierës, priten ndryshime të mëdha thelbësore. Kryesisht kur thuhet se planetet janë në retrogradë, është më shumë një paralajmërim, por jo detyrimisht që diçka do ndodhë.

Demi

Mos u dekurajoni, pasi durimi juaj sjell rezultat. Kjo është moto e kësaj jave për shenjën e Demit. Në lidhje me financat, mund të ketë disa vonesa të vogla, por të zgjidhshme. Në çështjet shpirtërore, lidhjet e reja duhet të kenë kujdes, pasi edhe pse jepet një mundësi, ajo që ka rëndësi është vazhdimësia, pasi rritja duhet të vijë natyrale, jo artificiale. Për këtë javë shenja e Demit duhet të tregojë kujdes të shtuar.

Binjakët

Duhet të menaxhojnë me kujdes financat të gjithë ata të shenjës së Binjakëve. Duhet të kenë kujdes me të gjithë çështjet mistike gjithashtu, pa harruar çështje që kanë të bëjnë me sekretet. Nuk rekomandohet ekspozimi për ju Binjakë në këtë javë! Sa i takon çështjeve që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet me Bricjap apo Ujor janë ideale. Në planin financiar, duhet treguar kujdes nga shpenzimet e pa nevojshme.

Gaforrja

Duhet t’i jepni peshë strategjisë ju Gaforre, për të patur një sukses të sigurtë. Gaforrja është gjithmonë një hap para asaj çfarë mendon tjetri, kjo dhe falë telepatisë shumë të zhvilluar. Sa i takon dashurisë, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk apo me Bricjap janë ideale. Është një muaj fantastik për Gaforren për marrje vendimesh.

Luani

Rekomandohet që të mos tërhiqen në konflikte të gjithë ata të shenjës së Luanit, kujdes duhet t’i njihni dobësitë tuaja. Duhet evituar në maksimum marrja me thashetheme që mund të ngatërrojnë situatat për ju Luan. Në çështjet financiare, një tension i vogël është kalimtar dhe zgjidhet më së miri. Në çështjet e dashurisë duket se lidhjet më të mira janë me Akrep dhe Virgjëreshë.

Virgjëresha

Marrëdhëniet tuaja personale po kalojnë një provë shumë të fortë. Virgjëreshat durojnë shumë, por kur arrijnë kulmin, duhet të kenë kujdes. Kjo javë sjell ndryshime dhe sfida intensive për ju Virgjëresha! Nuk do u mungojnë ofertat e punës kësaj shenje dhe pritet që të kenë zhvillime në fushën profesionale. Në planin financiar, është një periudhë që kërkon llogari të kujdesshme. Në dashuri jeni në rrugë të mbarë në këtë javë, veçanërisht me Ujor dhe Dash.

Peshorja

Puna kërkon fleksibilitet të madh, por duhet të kujdeseni për ekulibrin tuaj. Kjo javë kërkon vëmendje në marrëdhënie me partneritete, çështjet ligjore apo vendimesh të rëndësishme. Nëse keni një takim këtë javë, mos shkoni fiks në orar, por pak më vonë, pasi do jetë më mirë për ju. Në anën shpirtërore, lidhjet më të mira janë po me Peshore dhe me Shigjetar.

Akrepi

Moto për javën për Akrepin është “Mendo dy herë përpara se të merrni vendime të mëdha”. Nëse do të merrni një vendim, duhet t’a bëni ditën e mërkurë. Në çështjet shpirtërore, pritet të merrni vendime të rëndësishme, veçanërisht me Ujor dhe Dem, janë ideale. Koha është në favorin tuaj dhe punon pro jush.

Shigjetarët

Motoja për ju është: Kujdesuni për shëndetin tuaj për këtë javë. Familjen gjithashtu e keni lënë pak pas dore. Kjo javë është java e mundësive të mëdha për të gjithë ju Shigjetar. Në anën shpirtërore, nëse jeni beqar prisni lajme të mira në vazhdim, pasi mund të gjeni dashurinë.

Bricjapi

Komunikimi kërkon vëmendje, mos u dorëzoni përballë konfrontimeve të gjithë ju Bricjap! Është momenti më i mirë i mundshëm për mundësitë, takimet, apo sipërmarrjet e reja. Në fushën e dashurisë, lidhjet afatgjata më të mira janë me Gaforre dhe Peshk dhe premtojnë shumë stabilitet.

Ujori

Ka një ndikim shumë të mirë gjatë kësaj javë, që do të thotë perspektiva të reja. Kjo javë sjell sfida të mëdha. Ju Ujor keni shumë disiplinë dhe kjo gjë ju bën të suksesshëm në çdo gjë që merrni përsipër të bëni. Koha punon për ju dhe është në favorin tuaj. Në fushën e dashurisë, do keni një bashkim familjar për ju që ndodheni në Europë. Lidhjet me Dash dhe Peshore janë perfekte.

Peshqit

Lëreni të shkuarën pas dhe fokusohuni në të ardhmen që po vjen. Përgatituni për të marrë seriozisht çështjet praktike. Në jetën personale ndikimet janë favorite. Peshqit kanë kaluar dete, lumenj, oqeane dhe nuk mbyten. Është momenti më i mirë i mundshëm tani për të zgjidhur gjërat. Një dokumentacion që do marrin Pershqit, për ata që janë jashtë, do ju hapë shumë porta. /Shqiptarja.com