E mban fshehur por pa te ska jete! Nuk e besoni se cfare pune ben gruaja e Ardit Gjebreas (foto)

Ata që kanë pasur të paktën një kontakt, e dinë mirë që Anila Beko, apo siç të gjithë e njohim, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, të bën menjëherë për vete.

E sjellshme, dashamirëse, e çiltër dhe plot pozitivitet, Anila është ndër të paktët njerëz që të mbushin me shpresë me besim dhe të bëjnë të mendosh se bota është e bukur.

Ndonëse refuzon protagonizmin, bashkëshortja e moderatorit të njohur nuk e shmang dot plotësisht, ndërsa lakohet shpesh në media, jo vetëm për martesën, por edhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë gjatë viteve artistit të famshëm.

Megjithatë, ndonëse jashtë kamerave dhe pavarësisht faktit që nuk ka folur kurrë në media për punën e saj, Anila është koordinatore produiksioni në “E diela Shqiptare”, ndërsa është në rol drejtues në programin më të ndjekur të shqiptarëve.

Sigurisht, kontributi i saj është i madh në thuajse të gjitha projektet e Arditit, përfshirë këtu edhe festivalin “Kënga Magjike”.