Detajet nga ngjarja ne Athine e gruas shqiptare

Top Channel ka siguruar fotot e rënda nga vendi ku 39-vjeçari Kastriot Cenko kishte fshehur trupin e bashkëshortes pasi e vrau.

Në pamje shihet çekiçi me të cilin ai e qëlloi, si dhe qeset plastike, ende me njolla gjaku, ku ai kishte fshehur trupin.

Pasi e vrau duke e goditur me çekiç e më pas e mbyti me duar, ai e ka mbledhur trupin fillimisht me një çarçaf e më pas me disa qese plastike.

Më pas e ka fshehur në pjesën e papafingo, që ndodhej brenda banesës, sipër derës së tualetit.


Kjo është gruaja fatkeqe e cila u masakrua për vdekje nga burri i saj!

Alba Cenko, nënë e dy fëmijëve, është vrarë nga i shoqi, Kastriot Cenko, në banesën e tyre në Athinë.

Edhe më e rëndë bëhet kjo tragjedi, pas zbulimit të detajeve horror, teksa para efektivëve ai ka thënë se e ka vrarë me çekiç, dhe më pas trupin e ka futur në një qese plastike dhe e ka fshehur për një javë në papfingon e banesës ku jetonin.

Në momentin e krimit dy fëmijët e tyre të mitur kanë qenë në shkollë, dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga tragjedia. Sipas korrespondentit të Top Channel në Greqi, Artur Bibe, autori ka thënë se krimin e ka kryer për motive xhelozie.

Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes së tij duke shkruar në telefonin e viktimës, pasi e kishte vrarë dhe fshehur në papafingo trupin e saj të pajetë.

Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

“Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici”, i ka shkruar autori motrës së viktimës në emër të saj.

“Tani jam në Patera, po pres të iki për Itali me mikun tim, kur të mbërrij do të marr unë, jam mirë, mos kini merak për mua, edhe mos i thuaj që Kacit që po iki në Itali se nuk i kam thënë gjë për Italinë se s’ka përse ta dijë.

O motra të thash jam mirë, mos bëni denoncim në polici se do më prishni punë, kur të kem kohë do të marr vetë në rregull i thuaj”, ka shkruar autori.

Pasi motra ka dyshuar në mesazhet e saj, i ka kërkuar që ta merrte me zë ose kamerë.

“Mos bëni denoncim në polici se jam mirë, do më prishni punë. I the Kacit që folëm bashkë”.

39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.

Sipas informacioneve, arsyeja pse Kastriot Cenko e kreu këtë veprim ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

Sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Artur Bibe, pretendimet e 39-vjeçarit ishin: “E mori shoku im në kohën që ndodheshim në dhomën e gjumit dhe ajo u ngrit dhe foli telefon në tualet. M’u errësuan sytë dhe doja të hakmerresha”.

Sipas rrëfimit të tij, Cenko pas kësaj situate mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Pasi ajo humbi ndjenjat, 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në papafingo.

Krimi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë, ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

Më pas ai i dërgoi në shtëpinë e vëllait të tij dy djemtë dhe pas rreth një jave vendosi të merrte në telefon policinë dhe të tregonte krimin.