E trishte! U demtua rende nga aksidenti, spitali i traumes tregon cpo ndodh me Ledjonen

Gazetarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj është aksidentuar ditën e djeshme (e enjte) në fshatin Melan të Dibrës me motomjet.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve të BoldNews gjendja shëndetësore paraqitet stabël, dhe do të vijoj të qëndrojë nën monitorimin e bluzave të bardha për të parë ecurinë nëse do duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, teksa nuk ka një reagim ende nga Ledjona apo familjarët e saj në rrjetet sociale.