Aktorja japoneze Miho Nakayama, është gjetur e vdekur në vaskë, në shtëpinë e saj në Tokio, sipas “Daily Mail”.
54-vjeçarja ishte shumë e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 1995, “Letra e dashurisë”,
një film i cili fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe i dha asaj disa çmime për aktoren më të mirë.
Ajo gjithashtu, pati sukses si këngëtare në kulmin e ndikimit të J-pop-it në vitet 1980 dhe 90, duke u bërë një nga idhujt më të njohur të adoleshencës në Japoni .
Pasi ajo nuk u paraqit në punë të Premten (6 dhjetor), një koleg i saj shkoi në shtëpinë e zonjës Nakayama dhe e gjeti atë pa ndjenja .
Ai thirri ambulancën të cilët konfirmuan vdekjen e saj në vendngjarje, e ndërsa shkaku i vdekjes së saj po hetohet.
Policia tha se ajo ishte gjetur e ulur në këmbë në banjë, sipas mediave japoneze.