Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi horror në Athinë, me protagonist një 39-vjeçar shqiptar, i cili vrau gruan e tij me çekiç.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur një javë më parë kur dy fëmijët e çiftit kanë qenë në shkollë.
Pasi e ka vrarë, e ka fshehur trupin e saj në papafingo. Fëmijët nuk kanë kuptuar asgjë, ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë ai që ka njoftuar policinë dhe ka dëshmuar krimin tronditës.
Para efektivëve ai ka deklaruar se e ka vrarë pasi ishte xheloz.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi.
Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo.
Ngjarja ka ndodhur para një jave dhe shqiptari vetëm sot ka njoftuar policinë greke duke i treguar krimin që ka kryer.
Ai është shprehur se e ka vrarë me çekiç, në shtëpinë e tyre në Ampelokipi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.