“Do i japim dy paga mujore”/ Qeveria “liron” dorën, VENDIM I FUNDIT: Ja punonjesit qe do gezohen

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave pagat shpërblim për efektivët e gardës.

Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë procedurat e trajtimit financiar për punonjësit e Gardës së Republikës në rastet e fatkeqësive në familje.

“Për efekt të këtij vendimi, fatkeqësi në familje konsiderohet vdekja e prindit në ngarkim, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës.

Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit.

Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për fatkeqësi në familje bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm. Për t’u trajtuar me ndihmë financiare, punonjësi dorëzon në Gardë:

1) kërkesën me shkrim;

2) certifikatën e vdekjes së prindit në ngarkim, të bashkëshortit/bashkëshortes apo të fëmijës;

3) certifikatën familjare” njofton qeveria.