Spitali tha qe eshte ne gjendje te keqe! Shqiptaret bejne mrekulline per Luisin, nga neser ai do

Luisi u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë të paktën katër herë nga autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij Martin Canin.

Shqiptarët janë sensibilizuar masivisht pas kërkesës për ndihmë nga i mituri Luis Meçja, i cili po lufton për jetën pas një ngjarje tragjike.

Në një fushatë të hapur në platformën GoFundMe, vetëm pas disa orësh janë mbledhur plot 75,000 euro, nga 80,000 që ishte qëllimi për të mbuluar kostot e kurimit të tij.

Luisi ka kërkuar ndihmë për të paguar shpenzimet e mjekimeve, duke theksuar se familja e tij është në një gjendje të vështirë ekonomike, një thirrje që ka shkaktuar një reagim të gjerë nga qytetarët dhe institucionet.

Ndërkohë, Spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se, pas një shqyrtimi të detajuar, Luisi nuk ka nevojë për trajtim jashtë shtetit, pasi gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk kërkon më transferim për mjekim të mëtejshëm.

Luisi u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë të paktën katër herë nga autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij, Martin Cani, një ngjarje që tronditi mbarë Shqipërinë dhe shkaktoi shqetësim të madh për sigurinë e të rinjve.