Nata e dasmës është ai momenti që pas gjithë festimeve dhe vallëzimit, më në fund vjen koha për të shkuar në shtrat me partnerin tuaj. Sipas traditës, kjo është hera e parë që do të kryeni marrëdhënie intime.
Të jemi të sinqertë, kjo nuk është më diçka e zakonshme për shumicën, por disa njerëz ende preferojnë të ndjekin traditën e ruajtjes së virgjërisë deri pas martesës.
E tillë ishte dhe situata për këtë nuse të sapomartuar, e cila kur më në fund ndau atë moment me bashkëshortin e saj, ndjeu se ishte “mashtruar”. Ajo pretendoi se zbuloi se ai kishte një mikropenis. Në moshën 27-vjeçare, ajo u drejtua në Reddit për të rrëfyer historinë e saj dhe për të treguar sesi partneri i saj 32-vjeçar kishte refuzuar të kryente marrëdhënie intime gjatë gjithë lidhjes së tyre të shkurtër para martesës. Ai i kishte thënë se ishte “me të vjetrën” dhe dëshironte të priste deri pas martesës për të pasur intimitet. Ata kishin dalë për gjashtë muaj para se të fejohej dhe pastaj kaluan edhe gjashtë muaj të tjerë deri te dita e madhe.
“Na ndodhi që disa herë të afrohemi shumë, por kurrë nuk shkuam më tej,” kujtonte ajo.
“Unë u përpoqa, por ai gjithmonë ndalonte kur mendonte se ishte bërë shumë e tepërt.”
Pas kthimit nga muaj mjalti, ajo nuk priti gjatë për të rrëfyer momentin kur zbuloi të vërtetën.