E bujshme! SPAK arreston Artan Hoxhen, akuzohet se se bashku me…

Gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën masa sigurie.

Siç ka arritur të mësojë Albanian Post, ndaj Hoxhës është vendosur masa “arrest me burg”, teksa Qyno është nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Detajet e këtij vendimi janë ende të panjohura, por me gjasë lidhen me punën e dy gazetarëve, sa i takon raportimit të tyre të kronikës së zezë.

Nga njëra anë, Hoxha është i spikatur për lajmet që publikon, shpesh edhe duke i paraprirë rezultateve hetimore nga vetë struktura të rëndësishme si Prokuroria e Posaçme SPAK.

Ai është një emër shumë i njohur mbi të gjitha për investigimet që ka kryer për botën e krimit dhe së fundmi

marrë edhe me publikimin e materialeve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, nga grupe të strukturuara kriminale.

Qyno nga ana tjetër ka një çështje të hapur me SPAK, pasi atij i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje mbi disa publikime për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Lajmi në përditësim