I thane mos shko se ti as picier sdo behesh, Lushjarit i ndodh mrekullia ne Amerika, ajo cfare ben sot na ben krenare

Gentian Toshkezi u largua nga Shqipëria për studime në Francë. Midis zgjedhjes së kthimit në Shqipëri dhe emigrimit në Usa, Gentiani zgjodhi të emigrojë dhe të vazhdojë studimet dhe specializimet në Usa.

Fillimet në Usa ishin shumë të vështira dhe ai është përballur me shumë sfida, dhe me shumë skeptikë.

Sot punon si mjek në një nga spitalet më të njohura në USA.

Ai u lind në vitin 1976 dhe u rrit në qytetin e Lushnjes, por sot, në moshën 44 vjecare, vlerësohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me cmimin “America’s Best Doctor”, raporton newsbomb.al.

Bëhet fjalë për neokirurgun Gentian Toshkëzi, që në kulmin e pandemisë Covid, rrëmben cmimin e madh nga shteti I Pensilvanisë për punën në spitalin Jefferson University, në të cilin, punon si neokirurg prej 13 vitesh.

Kohët e fundit, Doktor Gentin e kemi parë shpesh edhe në ekranet shqiptare për të dhënë opinionin e tij për pandeminë, por pak kujtojnë se kush është djali lushnjar që arriti tia dalë mbanë në ëndrrën e tij, jo vetëm për të punuar kirurg atje, por për tu zgjedhur mes Doktorëve më të mirë në SHBA, raporton newsbomb.al.

Gentian Toshkëzi përfundoi gjimnazin “18 Tetori” në Lushnje, dhe shtëpinë e kishte në krah të shtëpisë së kongresit. Djali i Ibrahim Toshkëzit kishte pasion mjeksinë dhe studimet i vazhdoi në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë.

Ishte ekselent. Aq sa në vitin 2003, ish-presidenti Rexhep Meidani i akordoi Medaljen e Artë, me mesataren e notave, 10.

Tani, “kostumi shqiptar” i rrinte ngushtë djaloshit shqiptar që ishte i etur për dije. Me diplomën e fakultetit të mjeksisë në xhep fluturoi drejt Francës, Parisit, në universitetin e atjeshëm për specializim. Një vit më vonë, po nga shkolla, do të shkonte për specializim në Universitetin Thomas Jefferson në SHBA.

10 ditet e qendrimit aty, do të ndryshonin rrjedhën e tij të jetës.

“E kisha ëndërr të studioja në SHBA. Pasi mora diplomën, isha përpara dy zgjedhjeve: të kthehesha në Shqipëri, apo të vazhdoja studimet në Amerikë. Vendosa këtë të dytën” tregoi kohë më parë Doktor Genti në një intervistë, raporton newsbomb.al.

Ashtu sikurse kujton edhe skepticizmin që kishin miqtë e shokët, që në atë vit të largët 2003, i thoshin se për një shqiptar do të ishte krejt e pamundur të cante dyert amerikane.

“Shumë miq e shokë më thoshin se do përfundoja duke bërë pica. Nuk u dorëzova. Ishte shumë e vështirë. Isha I vetmi shqiptar që konkurroja me student që vinin nga fakultete presigjioze në Amerikë. Fillimisht më duhej ekuivalentimi i diplomës që kisha marrë nga Shqipëria. Ndonjëherë ndihesha keq, se ose shkruanin gabim emrin tim, ose emrin e Universitetit nga unë vija, Universitetit të Tiranës. Shumë më thoshin sesi ka mundësi që unë një djalë nga një vend I vogël të mund tia dilja, por unë nuk u tërhoqa asnjëherë” kujton Doktor Genti eksperiencën e tij të parë kur mbërriti në SHBA.

E pas 13 vitesh të tjera specializime dhe ekuivalentime diplome, ai aplikon për punë tek I njëjti spital ku nisi ëndrra e tij amerikane, në “Thomas Jefferson Hospital” ku vazhdon punon edhe tani, si mjek neokirurg, për operacione të kokës dhe shtyllës kurrizore. Falë punës dhe përkushtimit të tij, ai u vlerësua nga America Best Doctor në listën e mjekëve ON TOP në SHBA, raporton newsbomb.al.

Gentian Toshkëzi, shkoi i vetëm në Amerikë. Por aty u njoh me bashkëshorten e tij, një vajzë korcare, me të cilën u martua dhe kanë dy djem. Më pas, mori dhe prindërit me vete.

“Në familje flasim shqip. Përpiqem të ndjek informacionet për Shqipërinë kur kam kohë, por edhe kur këtë nuk e bëj unë, prindërit më informojnë për cdo lajm sepse ata ndjekin lajmet nga Shqipëria. Vij cdo vit në Shqipëri, qëndroj 1 apo 2 javë. Përherë shof se ka ndryshuar, edhe pse ka shumë për të bërë, edhe pse, për ata që janë aty, ndonjëherë I kap pesimizmi dhe nuk I dallojnë dot ndryshimet. Pse jo, një ditë mund të kontribuoj dhe unë për Shqipërinë. Ne që vijmë nga jashtë e shohim se ka forcë dhe vitalitet që cdokush mund ta përdorë për të zhvilluar aftësitë e veta”, thotë Doktor Gentian Toshkëzi. /NEWSBOMB.AL/