E trishte! Nderron jete motra e deputeti te Partise Demokratike: Do te mbaj ne zemer…(foto)

Studiuesi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ndarë një lajm të trishtë me miqtë e tij në rrjetet sociale. Ai njofton se motra e tij, Shpresa Hysi (Leskaj) ka ndërruar jetë.

“E shtrenjta motra e dashur, Shpresa Hysi (Leskaj) gjithmonë do të mbetesh në zemrën dhe mendjen time”, shkruan deputeti demokrat, teksa ndan një foto krah motrës.

Shpresa ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Ferdinand Hysi, i cili ka shkruar mjaft vepra për Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, si dhe disa shoqata teatrale dhe Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Familja Hysi i zhvillon pritjet pranë banesës te “Kali i Trojës”, Pallati nr.601 në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ndërkohë, nesër më datë 21 Nëntor do të bëhet përcjellja e Shpresa Hysi (Leskaj) në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Vlorës, në ora 13:00.