Edi Rama reagim urgjent per vrasjen e 14 vjecarit: Do mbyllim TIK-TOK, ja cdo u ndodhe prinderve po…(Video)

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media, ku u ndal te rasti i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij.

Rama në fjalën e tij e adresoi problemin te dhuna dhe bullizmi që po përhapet në rrjete sociale nga fëmijët dhe të rinjtë.

Shefi i qeverisë tha se qeveria do të ndërmarrë një nismë konsultimi me prindërit në të gjitha shkollat, ku në bashkëpunim me prindërit do të merret vendimi nëse do të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe Snapchat, apo do të vendosen filtra për të kontrolluar aksesin e fëmijëve nën 16 vjeç në këto rrjete sociale.

“Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Por nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte, ku shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës, por pa ndonjë rezultat domethënës.

Ne si qeveri jemi angazhuar prej kohësh me hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera, por dhe në kërkimin e zgjedhjeve të mundshme për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm.

Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme, që nga Australia, ku aktualisht po ndalohet aksesi i të gjithë fëmijëve nën 16 vjeç në rrjetet sociale, deri te Franca, që po diskuton vendosjen si kusht të aprovimit të prindërve për hapjen e një llogarie online.

Përtej këtyre përpjekjeve dhe debateve lidhur me këto nisma, problem ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë në aspektin teknik që lidhet me disa faktorë, që nuk është vendi t’i diskutojmë.

Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt.

Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për diskutim të gjerë në të gjitha komunitetet e prindërve, ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit, për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vetë,” tha Rama