Mesa duket batutat dhe argëtimi ka vazhduar edhe prapa kuintave me gjyshen simpatike Tahire që ishte sot e thirrur te “Ka një mesazh për ty”.
Ardit Gjebrea siç duket i ka kërkuar që t’i shohë filxhanin, duke qenë se ajo e bëntë këtë gjë shpesh për shoqërinë e saj, por sot i është dhënë mundësia të bëjë “parashikimin e fatit” për showman-in Ardit Gjebrea.
“Duket njëri sikur të ka zili por gjë s’të bëjnë sepse zemrën e ke të kuqe gjak me një tresh, tre orë tre ditë, tre javë, ke një rrugë të gjatë”.
Gjebrea: Edhe një herë? Çfarë rruge se unë nuk lëviz se është e diela.
Nënë Tahireja: “Ke rrugë të gjatë do dalësh jashtë, se ku nuk e di. Ke zogj mbi kokë, në shtëpi i ke njerëzit shumë të mirë.
Ardit të del shumë mirë filxhani. Je shumë i mbarë. Je mbret dhe mbretërofsh”./tvklan.al