Edi Rama shkakton ‘lufte’ ne Greqi! Kryeministri grek detyrohet te marre veprimin urgjent, dyshohet per lidhje te

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtuar ish-kryeministrin Antonis Samaras nga partia Demokracia e Re

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtuar ish-kryeministrin Antonis Samaras nga partia Demokracia e Re, pas kritikave të përsëritura ndaj tij dhe ministrit të Jashtëm, Georgios Gerapetritis.

Samaras e kishte akuzuar Mitsotakis dhe presidentin qipriot Christodoulidis për “flirt” me Erdoganin dhe Ramën. Ky veprim ka shkaktuar tensione të mëdha brenda partisë dhe ngrit pyetje për ndikimin e këtij përjashtimi në politikën greke, veçanërisht në marrëdhëniet me Turqinë dhe Shqipërinë.

Deklarata e Partisë Demokracia e Re në Greqi:

E kemi thënë shumë herë se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë për të shprehur herë pas here mendimet dhe shqetësimet e tyre për çështje politike. Megjithatë, z. Samaras, në intervistën e tij të fundit, nuk shprehu mendime. Përkundrazi, ai shfaqi mosmarrëveshjen e tij të plotë me të gjithë politikën qeverisëse që po zbatohet.

Për më tepër, në një mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese, ai tha gënjeshtra ekstreme, duke shtrembëruar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, të cilat janë sqaruar vazhdimisht dhe në detaje. Madje, ai shkoi deri aty sa të pretendonte se Kryeministri i Greqisë dhe Presidenti i Republikës së Qipros “po flirtonin” me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

Së fundi, diskutimi i pavend për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për të cilin ai këmbënguli, përbën fyerje për figurën dhe institucionin e kreut të shtetit. Të gjitha këto nuk mund të tolerohen apo pranohen. Shoqëria ka lënë pas, prej vitesh, logjikat e politikës së “oborrit” dhe sjelljet që frymëzohen nga “inatet” partiake. Dhe ata që ëndërrojnë një Demokraci të Re të tkurrur në nivelin e 18%, duhet të reflektojnë se me strategjinë e Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re ka fituar deri më tani tre zgjedhje kombëtare me përqindje rreth 40%.

Prandaj, z. Samaras, me intervistën e tij të sotme, e ka vënë veten, për herë të dytë pas vitit 1993, jashtë Demokracisë së Re. Në fakt, këtë ai e ka synuar. Por kësaj here, historia nuk do të përsëritet. Shumica qeveritare vazhdon rrugën e saj të qëndrueshme, pa z. Samaras. Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e atdheut në këto kohë të trazuara.

Droga me teknologjinë e fundit që përpunohej në Qerekë, SPAK zbulon sesi ndaheshin ROLET e trafikantëve

Pjesë nga intervista e Antonis Samaras në gazetën “TO BHMA“

Kostandinos Karamanlis propozohet për President të Republikës nga Antonis Samaras në një intervistë të dhënë për Nikos Hasapopoulos në gazetën «Βήμα tis Kyriakis». Ndër të tjera, ish-kryeministri iu kritikoi sërish politikës së jashtme të qeverisë së Kyriakos Mitsotakis.

Në veçanti, z. Samaras kërkon dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm, Jorgos Gerapetritis, duke deklaruar: “Nuk është politikë qendrore qetësimi i përhershëm ndaj provokimeve turke. Në këtë rast, për shembull, Kryeministri duhet të ‘dërgojë në shtëpi’ ata që thonë se në emër të ‘miqësisë dhe qetësisë’ me Turqinë, ‘le të quhen edhe tradhtarë’! Si ka dalë kjo? Pse duhet të quhet tradhtar dikush që ndjek një vijë të qëndrueshme kombëtare? Këto gjëra nuk thuhen kurrë!”