Juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e borës mbrëmjen e djeshme, të parat për këtë dimër.
Ndërkohë, mësohet se nën petkun e bardhë është “zgjuar” sot fshati turistik i Dardhës, ku trashësia makismale e dëborës arrin deri në 10 cm, si dhe fshati turistik i Voskopojës, ku trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm.
Gjithashtu, raportohet se më pak reshje dëbore ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë.
Sipas informacioneve, reshjet e borës nuk kanë shkaktuar problematika në asnjë prej akseve rrugore, teksa borëpastrueset ndodhen në terren.
Qyteti i Korçës mëngjesin e sotëm u mbulua sërish nga një shtresë e lehtë dëbore.
Dëbora ka rënë gjatë natës.
Në zonat kodrinore ka rënë deri në 1 cm dëborë kurse në zonat mbi 1 mijë metra deri në 5 cm.
Deri më tani nuk janë raportuar probleme me rrugët nacionale dhe rurale.
Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës 10 cm.
Në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë. Më pak ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak-Goricë.