E keni përdorur këtë çumçakiz Orbit së fundmi? Shteti jep lajmerimin: mund te jeni ne rrezik nga

Nëse keni përdorur së fundmi çumçakiz që ka ardhur nga Kina, mund të jeni në rrezik. Dogana Shqiptare ka bërë një bilanc për produktet e falsifikuara që hyjnë në territorin shqiptar nga një vend tjetër.

Përveç veshjeve dhe produkteve të tjera dogana ka bllokuar dhe gati 10 ton të çamçakëzit “Orbit” që vjen nga Kina.

Ky çamçakëz sipas njoftimit të tyre, dyshohet se është i falsifikuar dhe mund të përbëjë rrezik për shëndetin e konsumatorit.

Përgjatë vitit 2024 Administrata Doganore Shqiptare ka bllokuar 10560 kg çamçakëza të importuar nga Kina, të markës së njohur “Orbit”.

Kompania në fjalë njoftoi shtetin shqiptar se kjo sasi e futur në vendin tonë ishte e “kopjuar” dhe mund të rezultonte e dëmshme për shëndetin e konsumatorit shqiptar.