I shumëkërkuari i drejtësisë, Durim Bami, ka arritur sërish tu shpëtojë autoriteteve shqiptare.
I dënuari nga SPAK që jeton në Dubai momentalisht u arrestua më 21 tetor, por sipas informacioneve të gazetarit, Eraldo Harlicaj, të dhënë në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ka fituar lirinë.
“Durim Bami momentalisht është liruar nga ambientet e burgut, sipas informacioneve që unë kam. Ai arriti që të shpëtojë dhe për here të dytë. Autoritetet shqiptare nuk kanë arritur ta ekstradojnë as këtë here, pavarësisht tentativës së tyre.
“Ka dy hipoteza për lirimin e Durim Bamit. E para mund të jetë që ai ka blerë prona dhe është kthyer në biznesmen atje, e dyta që mund të jetë hapur cështje gjyqësore ndaj tij. Mendohet se një person vendas nga Emiratet e Bashkuara i ka kërkuar kthimin e borxhit.
“Autoritetet e Emirateve të Bashkuara nuk lejojnë të largohet pa zgjidhur problemet në këtë shtet. Autoritetet shqiptare nuk kanë marrëdhënie aq të mira sa pretendojnë me autoritetet e Emiratave të Bashkuara, është show mediatik”, tha ndër të tjera gazetari i kronikës, Eraldo Harlicaj.
src=”https://www.youtube.com/embed/7pJp08rXUDw” width=”866″ height=”487″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>