U kercenua nga “djali që donte” se nuk e… dhe i dha fund jetës. Shkodranët i japin lamtumirën e fundit Melitës

Një ngjarje tragjike u zbulua mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se 15-vjeçarja, Melita Shkalla i dha fund jetës së saj.

E mitura, në gjendje të rëndë psikologjike u gjet e vetëvarur në banesën e saj.

Familjarët e adoleshentes e gjetën vajzën e tyre pa shenja jete në dhomë e dërguan në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht ajo nuk arriti të mbijetojë.

Sipas informacioneve të deritanishme, ka dyshime se e mitura ishte shantazhuar dhe kërcënuar nga dikush, ndaj dhe ajo ndërmori aktin tragjik.

Shokë dhe shoqe të Melitës kanë reaguar nëpër rrjetet sociale. Nëpërmjet disa postimeve mes lotësh e dhimbjesh ata i japin lamtumirën e fundit Melisës.