Historia e pabesueshme e shqiptares ne Itali! 80 vjecari i la miliona pasuri, por djali i tij i ben te paberen

Historia daton më 22 dhjetor 2021, ditë në të cilën babai i gazetarit italian u gjet i pajetë në shtëpi. 80 vjeçari banues në Treviso, ishte një pensionist i pasur me një pasuri të madhe pronash të paluajtshme, i cili kishte jetuar i vetëm që kur u nda nga gruaja vite më parë.

Fundi i martesës së tij kanë qenë konfliktet me djalin, i cili nuk donte të kishte më kontakt me të atin. I moshuari vuante nga patologji të ndryshme dhe gjeti ndihmë te kujdestarja shqiptare, banuese në Spresiano, e cila shumë shpejt u bë si person i familjes për të. Në fakt, gruaja jo vetëm që kujdesej për nevojat e tij, por kishte krijuar një marrëdhënie personale me të që përfshinte edhe fëmijët e saj të mitur dhe burrin e saj, aq sa shpesh kalonin kohë me të moshuarin.

Pra, ishin bërë si një familje e vërtetë dhe i moshuari italian shihej si gjyshi i tyre nga fëmijët e gruas shqiptare.

Mëngjesin e 22 dhjetorit, tre vjet më parë, vajza e gruas shqiptare që kishte shkuar të flinte në shtëpinë e 80 vjeçarit që ishte bërë si gjysh për të, e gjeti të pajetë dhe menjëherë njoftoi nënën e saj. Kjo e fundit, më pas njoftoi dhe djalin e të moshuarit, i cili me profesion është gazetar.

Kur 64 vjeçari mbërriti në shtëpinë e babait të tij, sipas asaj që rezultoi nga hetimet, ai ishte i painteresuar dhe filloi të kërkonte nëpër sirtarët e shtëpisë në kërkim të celësit që hap studion, dera e së cilës ishte e mbyllur. Sapo e hapi, gazetari mori çdo gjë që gjeti, por mbi të gjitha 320 mijë euro cash që babai mbante në një sirtar.

“Nuk mund ta bësh këtë, ato para janë të mia, ka një testament që thotë kështu”, i ka thënë kujdestarja shqiptare, duke thirrur edhe policinë. Mirëpo, pasi numëruan paratë, karabinierët e lejuan djalin e të moshuarit të largohej bashkë me paratë sepse ai ishte i vetmi familjarë më i afërt që 80 vjeçari kishte.

Dy muaj pas vdekjes, më 8 shkurt 2022 testamenti holografik u hap dhe të gjitha dyshimet që ishin ngritur, ranë. Të gjitha pasuritë e 80-vjeçarit i ishin besuar kujdestares shqiptare, me përjashtim të një prone që i kishte lënë një personi tjetër. I biri, megjithatë, hesht.

Menjëherë, avokati i gruas shqiptare ka bërë denoncim ndaj djalit të 80 vjeçarit, një gazetar në median italiane, duke kërkaur kthimin e parave. Nga 320 mijë eurot nuk ka asnjë gjurmë, shumë e cila pavarësisht pretendimeve të djalit, është vërtetuar dhe nga raporti i karabinierëve ditën kur plaku ndërroi jetë.

Në vend të kësaj shume, janë rreth 70 mijë euro për të cilat djali 64 vjeçar thotë se janë gjithçka që ka gjetur. Por, prokuroria nuk e beson dhe e ka dërguar menjëherë në gjyq.

Gjyqi, në të cilin gazetari i akuzuar për përvetësim, mbrohet nga avokati Fabio Crea ndërsa gruaja (e cila është paraqitur si palë civile) asistohet nga avokatja Roberta Canal, ka nisur së fundmi me seancën paraprake. Procedimi është shtyrë për në majin e ardhshëm.

© Newsbomb.al